Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ALIBEAJ/PD, urdherarresti tregon krimin ne esktradimin e Nazer Seitit

31/01/2018
“Tahiri mund të tund letra për militantët, por hetimi është detyrë e Prokurorisë shqiptare”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Financieri i drogës së Saimir Tahirit, Nezar Seitaj u ekstradua në mënyrë të paligjshme, kur pranoi të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë deklaroi sot deputeti Enkelejd Alibeaj duke publikuar vendimin e arrestimit, nje vendim qe u publikua tri dite me pare nga droni.al.

“Javën e fundit, me urdhër të Edi  Ramës, qeveria kreu një nga aktet më të rënda për prishjen e hetimeve, që përfshijnë Saimir Tahirin në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Nezir Seitaj, financieri i bandës së Saimir Tahirit dhe Habiljave është rrëmbyer nga shteti shqiptar ditën kur pranoi të ishte bashkëpunëtor i Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të rrëfyer milionat e marra nga Saimir Tahiri si përfitim nga trafiku ndërkombëtar i drogës.

Ky është një akt më i rëndë edhe sesa vetë trafiku I d rogës nga Saimir Tahiri. I pari tregon lidhjen e Ministrit të Brendshëm me trafikun e drogës. I dyti tregon sesi I gjithë shteti, Ministria e Drejtësisë, Ministria  e Brendshme, Prokuroria, Drejtoria e Burgjeve,  më urdhrin e Edi Ramës kanë rrëmbyer dëshmitarin e vetëm, kur ai rrezikonte zbërthimin e çështjes “Tahiri.

Për këtë arsye, Partia Demokratike ka vendosur të thërrasë në një interpelancë urgjente Ministren e Drejtësisë,  Etilda Gjonaj, si përgjegjëse kryesore për ekstradimin e paligjshëm të Nezar Seitajt, financierit të bandës Tahiri-Habilaj.

Ne jemi të bindur se kjo interpelancë urgjente me Ministren e Drejtësisë do t’i shërbejë zbulimit të mëtejshëm të skemës së Edi Ramës për të mbyllur dosjen e përfshirjes së Saimir Tahirit në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Pjesë e skemës është vendimi për të rrëmbyer dhe larguar nga Shqipëria financierin e bandës Tahiri-Habilaj, Nezar Seitaj, i cili është në dijeni të të gjitha parave që Saimir Tahiri ka përfituar nga trafiku i kanabisit drejt Italisë.

Deri para ekstradimit të paligjshëm, Nezar Seitaj, ishte i vetmi anëtar i bandës të Habiljave, që po hetohej nën arrest nga Krimet e Rënda si pjesë e dosjes Tahiri-Habilaj. Pjesa tjetër janë ose në arrest në Itali, osë oficerë policie në arrati me ndihmën e Edi Ramës, ose deputet në Kuvendin e Shqipërisë, nën mbrojtjen e Edi Ramës.

Partia Demokratike disponon provën zyrtare që provon se, për t’i shërbyer Edi Ramës që të mbyllë dosjen “Tahiri”, Ministrja e Drejtësisë gënjen, kur deklaron se nuk ka qenë në dijeni se financiari i bandës Tahiri-Habilaj po hetohej në Shqipëri. Sipas ligjit shqiptar, kur një person ka një proçedim penal në Shqipëri, ekstradimin e tij është i ndaluar.

Ky është proçesverbali i mbajtur nga policia për arrestimin e Nazer Seitajt.

Në proçesverbalin e arrestimit të financierit të drogës së Tahirit dhe Habiljave, thuhet se Nazer Seitaj u ndalua për llogari të Prokurorisë së Krimeve të Rënda më 19 Tetor 2017, pas aksionit në Babicë të Vlorës, ku u sekuestruan 4 tonë drogë.

Ky proçesverbal rrëzon dekaratën e Ministres së Drejtësisë se nuk e dintë që për Nezir Seitajn kishte një çështje penale në Shqipëri.

Proçesverbali i policisë tregon, gjithashtu, se financieri i bandes Tahiri-Habilaj është arrestuar më 19 dhe jo më 20 tetor, siç deklaron Ministri i Brendshëm, i cili vetë është pjesë kyçe e skemës së Ramës për ekstradimin e dëshmitarit të vetëm të arrestuar që mund të tregonte paratë e drogës së Saimir Tahirit.

Vënia e shtetit me urdhër të Kryeministrit për rrëmbimin e dëshmitarit të vetëm të arrestuar kundër Saimir Tahirit, tregon se në Shqipëri nuk do të ketë drejtësi derisa peshqit e mëdhënj që po shkatërrojnë hetimet për Saimir Tahirin të mbajnë përgjegjësi para ligjit’, deklaroi Alibeaj.

Tags: Enkelejd alibeajNezar Seiti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.