Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Do investoni për një shtëpi…?! – Ja sa vjet i duhet një çifti shqiptar për të blerë 100 metra katrorë

30/01/2018
ALARM/ 60% e vdekjeve në Shqipëri vijnë prej këtyre sëmundjeve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shqipëria konsiderohet shpeshherë si një prej vendeve më të varfra të Europës, të paktën sa i përket pasurisë familjare. Kjo gjë, merr edhe më shumë nuanca po ta shohim në terma të fuqisë blerëse, pra jo në terma absolutë.

Tregu imobiliar është një ndër matësit më të mirë të mirëqenies në këtë drejtim, pasi tregon se sa mjaftueshmëri blerëse kanë realisht shqiptarët, duke siguruar kështu jo vetëm jetesën e tyre nëpërmjet një banese, por duke siguruar edhe një aset me mjaft vlerë. “Scan” ka bërë llogaritjet në bazë të shifrave zyrtare dhe raporteve ndërkombëtare për të zbuluar se sa vite i duhen një familje shqiptare për të blerë një shtëpi. Fillimisht, çdo llogaritje është bërë në terma mesatarë, pra paga mesatare, kursimi mesatar mbi pagën dhe çmimi mesatar i banesave në Shqipëri. Gjithashtu, të gjitha llogaritë janë bërë me një familje të re, pra një çift ku të dy personat kanë të ardhura dhe kursejnë nga paga e tyre. Paga mesatare neto në Shqipëri fiksohet në 347 euro.

Norma e kursimit ndërkohë, sipas raportit të fundit të bankës botërore fiksohet në 27% të të ardhurave. Kjo do të thotë se një shqiptar mesatar kursen në muaj 94 euro, dhe në vit 1128 euro. Për një çift, kursimi shkon në 2256 euro në vit. Të dhënat e fundit në dispozicion sa i përket çmimit të shit-blerjeve të banesave, nga Enti Kombëtar i Banesave, flasin për një çmim mesatar prej 56 mijë lekësh për metër katror në të 12 qarqet e vendit, me Tiranën ku çmimi fiksohet në 89 mijë lekë për metër katror dhe me Beratin në 41 mijë lekë për metër katror.

Kjo përkthehet në 420 euro për metër katror, pra 42 mijë euro për një banesë 100 metër katror. Pra, me një kursim mesatar prej 2256 euro në vit, një çifti shqiptar i duhen plot 18.5 vite për të blerë një apartament, nëse kursen 27% të të ardhurave nga pagat. Në rast se kursimi do të ishte vetëm 10% e pagës, atëherë do të duheshin plot 50.4 vite. Në të ardhurat e një çifti mesatar shqiptarësh nuk merren parasysh burimet alternative të të ardhurave, si huamarrja, remnitancat, pasuria e trashëguar, etj.

Tags: CIFTshtepiVite

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.