Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

AKSIONI PËR UJIN/ Qeveria “shtyn” me një muaj arrestimin e borxhlinjve të ujësjellësve

29/01/2018
Bashkia e Tiranës ndëshkon tri fshatra, i lë një vit pa ujë të pijshëm
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri,  ka marrë pjesë në një aktivitet në lidhje me reformën e ujit. Ai lajmëroi se është zgjatur dhe me një muaj afat  i vetdisiplinimit për të gjithë ata që kanë lidhje të paligjshme, dhe kjo është bërë për të mos penalizuar familjet dhe individët.

Sipas ministrit  janë mbi 9 mijë kontrata të reja të lidhura dhe rreth 4 mijë të tjera në proces. Po ashtu sipas tij janë 26 mijë matës uji të rinj të instaluar dhe mijëra kërkesa tjera në proces trajtimi. Gjithashtu, rezulton të jenë nënshkruar gjatë kësaj periudhe mbi 7500 aktmarrëveshje për shlyerjen me këste të borxheve të mbartura.  Afrimi i datës 1 Shkurt kur dhe skadon afati për vetdisiplinimin pa penalizime ka bërë që sportelet e ndërmarrjeve të ujësjellësve të përballen me një fluks në rritje të qytetarëve.

Deklarata e plotë

Jam sot në këtë komunikim publik për të shprehur së pari një falënderim të veçantë për qytetarët shqiptarë të cilët i janë përgjigjur çdo ditë e më shumë apelit për rikthimin e ligjshmërisë në konsumin e ujit të pijshëm.

Natyrisht, kjo sjellje nuk është diçka e papritur. Pak më shumë se tre vite më parë, shqiptarët dhanë një tjetër dëshmi të vullnetit të tyre për ndërtimin e shtetit ligjor dhe respektimin e ligjshmërisë duke mbështetur transformimin e sektorit të energjisë elektrike.  Gjatë dy muajve e gjysmë të fushatës së ndërgjegjësimit rezulton se një numër i konsiderueshëm abonentësh që figuronin në kufijtë e informalitetit janë paraqitur pranë ndërmarrjeve të ujësjellësve për tu legalizuar si konsumatorë.

Janë mbi 9 mijë kontrata të reja të lidhura dhe rreth 4 mijë të tjera në proces. 26 mijë matës uji të rinj të instaluar dhe mijëra kërkesa tjera në proces trajtimi. Gjithashtu, rezulton të jenë nënshkruar gjatë kësaj periudhe mbi 7500 aktmarrëveshje për shlyerjen me këste të borxheve të mbartura.  Afrimi i datës 1 Shkurt kur dhe skadon afati për vetdisiplinimin pa penalizime ka bërë që sportelet e ndërmarrjeve të ujësjellësve të përballen me një fluks në rritje të qytetarëve.

Në këtë situatë, qeveria gjen rastin tu kërkojë Bashkive dhe ndërmarrjeve të ujësjellësve që të zgjasin edhe me një muaj afatin e vetdisiplinimit të konsumatorëve familjarë duke u dhënë atyre më shumë kohë në dispozicion për të përfituar nga mundësia e rivendosjes vullnetare në kushtet e ligjshmërisë.

Kjo zgjatje e afatit deri në 28 Shkurt vlen në këtë rast vetëm për konsumatorët familjarë. Ndërkaq, ndërmarrjet e ujësjellësve duhet të nisin më 1 Shkurt një verifikim derë më derë në çdo subjekt biznesi. Është përgjegjësia e ujësjellësve që të bëjnë verifikimin në terren duke ndëshkuar çdo subjekt që në kundërshtim me ligjin abuzon me ujin e pijshëm.

Ky proces do të monitorohet ngushtësisht nga qeveria qendrore edhe përmes strukturave të Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve.  Gjej rastin tu bëj thirrje Bashkive dhe ndërmarrjeve të ujësjellësve që të miratojnë dhe bëjnë publike skemat lehtësuese për shlyerjen me këste të borxheve të akumuluara. Gjithashtu, të zgjasin oraret dhe shtojnë sportelet e shërbimit për tu ardhur në ndihmë qytetarëve duke shmangur radhët dhe shkurtuar kohën e shpenzuar.

Do doja të informoja opinionin publik se në ditët e ardhshme do të nënshkruhen edhe kontratat e performancës mes Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Bashkive që administrojnë ndërmarrjet e ujësjellësve.  Këto kontrata do të jenë testi lakmues për mbështetjen që këto bashki do të marrin nga qeverisja qendrore me fonde e investime në fushën e ujësjellës-kanalizimeve.

Siç e kemi nënvizuar, do të mbështeten me fonde investimi në ujësjellës ato bashki që do të tregojnë se janë në gjendje të performojnë pozitivisht.  Duke e mbyllur, ripërsëris apelin për çdo konsumator familjar: Shfrytëzoni afatin deri në 28 Shkurt për tu vetdeklaruar dhe legalizuar si konsumatorë të rregullt të ujit të pijshëm, pa penalitete.

Tags: aksioniujesjellujesjelles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për verën e Agasit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.