Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Imami shqiptar në Zvicër: Myslimanët gjatë verës të rrinë brenda, “provokohen nga gratë gjysmëlakuriqe”

28/01/2018
Imami shqiptar në Zvicër: Myslimanët gjatë verës të rrinë brenda, “provokohen nga gratë gjysmëlakuriqe”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ardian Elezi është njëri ndër imamët e pakët shqiptarë e të tjerë në Zvicër që ligjërojnë në gjuhën gjermane. Deri në këtë pikë, Ardian Elezi nga xhamia e shqiptarëve në Bazel mund të konsiderohet si imam i moderuar, mendjehapur …

Ai kundërshton vendosmërisht ISIS-in, sepse islami, thotë ai, është kundër dhunës mbi civilët. Është njëri ndër imamët e pakët shqiptarë e të tjerë në Zvicër që ligjërojnë në gjuhën gjermane. Deri në këtë pikë, Ardian Elezi nga xhamia e shqiptarëve në Bazel mund të konsiderohet si imam i moderuar, mendjehapur siç edhe prezantohet vetë, transmeton albinfo.ch nje artikull të gazetës  “Tages Anzeiger”.

Por, ai në një video ka thënë se myslimanët duhet të shmangin takimet me gratë “gjysmë të zhveshura”, siç i cilëson ai femrat me bikini.

Rasti i tij ka tërhequr vëmendjen e opinionit për faktin se Ardian Elezi planifikon të nisë një fushatë antiradikalizimi  dhe njëkohësisht të tërheqë të rinjtë nga dhuna dhe drogat, shkruan “Tages Anzeiger”. Rezultatet nga kjo nismë e tij janë me interes për promovimin e integrimit në Zvicër, ka thënë ai për gazetën. Ai thotë gjithashtu se me kohë ka paralajmëruar për rrezikun e ISIS-it.

Ai e kishte kritikuar ashpër në një bisedim grupor në ëhatsapp një simpatizant të ISIS-it dhe pjesëmarrës në aksionin për shpërndarjen e kuranit “Lies!” (Lexo!), para se ai t`i bashkohej xhihadit e të shkonte në Siri.

Por sipas gazetarit hulumtues, ekspert të radikalizmit islamik, Kurt Pelda, kjo nuk është e vërteta e plotë për imamin. Ai shkruan se në hyrje të xhamisë “Peace& Blessing“ ku Ardiani është imam, në Kleinhüningen, në periferi të Bazelit krahas DVD-ve për aksionin “Lies!” mund të shihen edhe shkrime të të salafistit kanadez, Bilal Philips, kundër të cilit janë shqiptuar shumë ndalesa vizitash për shkak të dyshimit se bën predikime të urrejtjes.

Imami 27 vjeçar nga Bazeli, Ardian Elezi, pedagog religjioni dhe studiues i islamit është lindur në Thun. Pas maturës në Bazel, ai ka mësuar arabishten në Egjipt dhe ka mbaruar një bachelor të studimeve të shkencave islame në Universitetin Islamik në Medinë të Arabisë Saudite, transmeton albinfo.ch. Ky universitet dyshohet se përhap ide fundamentaliste. Bilal Philips ka qenë po ashtu student i këtij universiteti.

Pas mbajtjes së parakalimit “Gay Pride” për herë të parë në Prishtinë, Elezi në një predikim përmes videos e ka quajtur homoseksualizmin si “kancer kundër moralit” dhe si sëmundje ndërsa homoseksualët i ka quajtur kriminelë. Por Elezi ka kundërshtuar akuzën sipas të cilës ai ka apeluar për vetëdrejtësi (marrje të drejtësisë në duar).

Ndërsa ajo që ka ngjallur më shumë kureshtje në paraqitjet e imamit üeshtë sugjerimi që ai u ka bërë besimtarëve myslimanë që gjatë verës të rrinë në shtëpitë e tyre, përcjell albinfo.ch. Kjo për faktin se nëse ata dalin  në baret buzë lumit Rajna në Bazel për shembull, do të takojnë gra gjysmë të zhveshura, që përbëjnë një “tundim dallëzor” sipas tij.

Imami citohet të ketë thënë se nuk u duhet uruar Krishtlindja të krishterëve. “Kjo është një blasfemi e rëndë, sepse Zoti nuk ka djalë, Zoti nuk është lindur dhe nuk ka lindur”.

http://ëëë.albinfo.ch/imami-shqiptar-myslimanet-gjate-veres-te-rrine-brenda-per-te-mos-u-provokuar-nga-grate-gjysmelakuriqe/

Tags: ardian elezibazelimamzvicer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.