Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mediu: Të heqim këtë qeveri të mallkuar nga kurrizi

27/01/2018
Mediu: Të heqim këtë qeveri të mallkuar nga kurrizi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i PR-s, Fatmir Mediu në fjalën e tij në protestën e opozitës sot, apeloi për largimin e kësaj qeveria të mallkuar. Fatmir Mediu, Kryetar i Partisë Republikane, e cilësoi ditën e sotmen si atë të njerëzve të lirë.

“Jemi këtu si njerëz që nuk pranojmë që anti-shtetin, krimin, korrupsionin, anti-ligjin dhe anti-kushtetutën nuk mund ta pranojmë. Jemi vendi më i varfër në Europë, mbi 30 % e shqiptarëve nuk paguajnë dot energjinë elektrike, mbi 40 % e tyre nuk sigurojnë dot jetesën. A e meritojmë ne këtë varfëri? Jo dhe vetëm jo. Jemi sot këtu për ti bërë ballë rrezikut më të madh, shkatërrimit të vlerave morale dhe shpresës. Jemi këtu për të ndaluar largimin e qindra e mijëra shqiptarëve që enden rrugëve të Europës. Shqipërinë e ka bekuar zoti, por e ka mallkuar kjo qeveri. Simboli i Rilindjes është varfëria, pasiguria dhe krimi. Jemi njohur si vendi i kanabisit, trafikut dhe krimit. Ndaj sot duhet të marrim në dorë fatin tonë”, tha Mediu.

Sipas tij, sot jemi këtu për t’iu kthyer përgjigje edhe atyre që na thonë mos protestoni. “Europën e duam këtu në Shqipëri, si qytetarë europianë dhe jo rrugëve të Botës. Sot për fatin e keq kemi mbyllur çdo rrugë të së ardhmes sonë për shkak të kësaj qeverie, jemi këtu si njerëz të lirë kundër krimit dhe varfërisë. E keqja mund të rezistojë vetëm nëse ulim kokën. Por a mund ta ulim kokën ne përballë krimit, përballë të ardhmes së fëmijëve tanë, përballë të keqes? Kurrë, ne do ta mbajmë kokën lart, të bashkuar në këtë uragan të ndryshimit dhe garantimit të lirisë”, tha Mediu.

Kreu republikan tha se sot janë në këtë shesh pronarët që u është marrë prona, janë intelektualët, pensionistët, të përndjekurit politikë, njerëzit e kurajos dhe lirisë, janë të rinjtë dhe të rejat, janë qindra mijëra shqiptarë që nuk pranojnë burgosjen, varfërinë dhe krimin. “I themi nga këtu Rilindjes që të heshtë, jemi këtu për të shembur këtë mur të fëlliqur që po i zë frymën shqiptarëve. Ky është fillimi i ndryshimit të madh. Jemi  mbledhur për të ndaluar largimin masiv të të rinjve, mjekëve e mësuesve sikur të jemi vend i mallkuar. Shqipërinë e ka bekuar Zoti por e ka mallkuar këtë qeveri. prandaj të gjithë se bashku të heqim këtë mallkim nga kurrizi”, u shpreh kryerepublikani.

Tags: fatmir mediuopoziteproteste

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Puthu me Dashin”, Berisha ironi me Ramën, Kryeministri pretanton Dash Sulën tek të vetët

“Puthu me Dashin”, Berisha ironi me Ramën, Kryeministri pretanton Dash Sulën tek të vetët

13/02/2026
Saimir Korreshi: Spitali i Lushnjës i rrënuar dhe pa aparatura, pacientët trajtohen në korridor

Saimir Korreshi: Spitali i Lushnjës i rrënuar dhe pa aparatura, pacientët trajtohen në korridor

13/02/2026
Berisha: Rama anuloi pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut pas refuzimit të takimeve

Berisha: Rama anuloi pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut pas refuzimit të takimeve

13/02/2026
VIDEO/ Drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në SPAK, hetime për tendera

Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga drejtimi i AKSHI-t, emërohet drejtori i ri

13/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Puthu me Dashin”, Berisha ironi me Ramën, Kryeministri pretanton Dash Sulën tek të vetët

“Puthu me Dashin”, Berisha ironi me Ramën, Kryeministri pretanton Dash Sulën tek të vetët

13/02/2026
Saimir Korreshi: Spitali i Lushnjës i rrënuar dhe pa aparatura, pacientët trajtohen në korridor

Saimir Korreshi: Spitali i Lushnjës i rrënuar dhe pa aparatura, pacientët trajtohen në korridor

13/02/2026
Berisha: Rama anuloi pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut pas refuzimit të takimeve

Berisha: Rama anuloi pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut pas refuzimit të takimeve

13/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.