Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Trafikantët shqiptarë ngopin Uellsin me kokainë, gjykata britanike i dënon me 116 vite burg

27/01/2018
FOTO/ Trafikantët shqiptarë ngopin Uellsin me kokainë, gjykata britanike i dënon me 116 vite burg
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një çantë shpine e braktisur në rrugët e kryeqytetit të Uellsit, Kardif, në gusht të vitit 2016, me 1.5 kg kokainë, ishte ajo që çoi në gjurmimin dhe hetimin e një prej rrjeteve më të mëdha të kokainës në bashkëpunim mes trafikantëve shqiptarë dhe anglezë të drogës.

Plot 10 pjesëtarë të këtij rrjeti janë dënuar nga Gjykata britanike në Uells me 116 vite burg, pas një operacioni antidrogë të cilësuar si një nga më të vështirat dhe më të zgjaturat në kokë, ku 4 forca të ndryshme policore në Uells dhe Angli kanë mundur të vënë pas hekurave 7 grupe kriminale të lidhura me rrjetin shqiptar të furnizimit të kokainës, që qarkullonte miliona stërlina.

Në mes të të dënuarve janë 4 shqiptarë, kreu i të cilëve, një 31-vjeçar me banim në Milton Keynes në veri të Londrës, i dënuar me 18 vite burg, konsiderohet nga policia si koka e rrjetit që ka furnizuar Uellsin me kokainë të një pastërtie mjaft të lartë.

Gjatë hetimeve, dedektivët mundën të zbulojnë në adresa të ndryshme rreth 450 mijë stërlina “cash” dhe bizhuteri e sende të shtrenjta në vlerën e 100 mijë stërlinave, si dhe disa kg kokainë.

Arrestimet janë kryer në Angli dhe Uells, si dhe në Marbella të Spanjës. Pas procesit gjyqësor, kryeinspektori dedektiv Julian Bull tha se, operacioni “Nightjar” ishte i fokusuar në identifikimin e furnizuesve kryesorë, efektivisht për t’i prerë kokën nepërkës, duke e ditur se kjo do t’i çonte tek ambientet më të vogla të rrjetit të shpërndarjes së drogës në mbarë vendin. TCH

Tags: shqiptareTrafikanteUells

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.