Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

TATIMET/ Ja taksat që duhen paguar nga kontratat e shërbimit dhe këngëtarët në lokale

26/01/2018
TATIMET/ Ja taksat që duhen paguar nga kontratat e shërbimit dhe këngëtarët në lokale
Share on FacebookShare on Whatsapp

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në një udhëzim teknik ka orientuar drejtoritë rajonale tatimore se di të trajtojnë nga ana fiskale kontratat e shërbimit. Gjithashtu tatimet japin orientime për taksat që duhet të paguajnë këngëtarët për kontratat që ato kanë me lokalet.

Referuar Udhëzimit nr.5, datë 30.01.2006, “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, i ndryshuar, të dalë në zbatim të ligjit, në pikën 1.4 citohet ndër të tjera se: përcaktimi i “burimit të të ardhurave” është i rëndësishëm për të kuptuar mënyrën e përcaktimit të detyrimit tatimor të personave rezidentë dhe sidomos për personat jorezidente, të cilët tatohen në Shqipëri për të ardhurat me burim në Republikën e Shqipërisë.

Kur këto të ardhura realizohen nga persona jo-rezidentë, individë ose persona rezidentë  shqiptarë që, në bazë të legjislacionit tatimor ekzistues, nuk janë të detyruar të regjistrohen në organet tatimore shqiptare, detyrimi tatimor do të mbahet në burim nga paguesi i të ardhurave.

Në pamundësi për këtë, përfituesi i të ardhurave duhet të deklarojë dhe paguajë detyrimin tatimor në organin tatimor përkatës.

Përsa i përket rezidentëve, ligji përcakton se, individët rezidentë i nënshtrohen detyrimit për tatimin mbi të ardhurat personale gjatë periudhës tatimore, për të gjitha burimet e të ardhurave (brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë).

Gjithashtu, sipas përcaktimeve të nenit 13, “Deklarata individuale vjetore e të ardhurave” të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar përcaktohet detyrimi i tatimpaguesve individë, rezidentë në Republikën e Shqipërisë, që realizojnë të ardhura të tatueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj, mbi kufirin prej 2 000 000 lekë të ardhura bruto, të dorëzojnë deklaratën vjetore të të ardhurave pranë administratës tatimore qendrore.

Deklarues të të ardhurave individuale vjetore janë edhe tatimpaguesit jorezidentë, të cilët krijojnë të ardhura të tatueshme me burim në Republikën e Shqipërisë. Afati i dorëzimit të kësaj deklarate është jo më vonë se data 30 prill e vitit që pason periudhën tatimore, për të cilën  bëhet deklarimi.

Tatimet lajmërojnë këngëtarët se subjekte të ndryshme të biznesit të argëtimit muzikor, të cilët janë të regjistruar në organin tatimor, duhet të lidhni me ta kontrata bashkëpunimi (në kontratë duhet të jepen saktësisht detajet si pagesa, datat e performacës tuaj, kohëzgjatja e kontratës etj.) dhe ata duhet të mbajnë dhe derdhin për llogari të organit tatimor 15 për qind nga shuma bruto që kanë përfituar.

Bazuar në Kodin e Punës, kur dy palë hyjnë në marrëveshje, ku njëra palë në cilësinë e punëmarrësit merr përsipër të ofrojë punën ose shërbimin e vet për një periudhë të caktuar ose të pacaktuar kohe, në kuadër të organizimit dhe të urdhrave të një personi tjetër, të quajtur punëdhënës, i cili merr përsipër të paguajë një shpërblim kemi të bëjmë me marrëdhënie punësimi, e cila rregullohet nga kontratat e punësimit me kohë të plotë apo të pjesshme sipas dispozitave ligjore të këtij kodi.

Më tej, në referencë të ligjit Nr. 8438, datё 28.12.1998 “Pёr tatimin mbi tё ardhurat”, i ndryshuar, neni 10, pika 1, në udhëzimin Nr. 5, datё 30.01.2006, “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, i ndryshuar, pika 2.6.1 dhe 2.6.2 pёrcaktohet se çdo punёdhёnёs, qё paguan njё pagё a shpërblim tё parashikuar nё nenin 8, gёrma “a”, dhe në përputhje me nenin 9, paragrafi i parë i ligjit nr.8438, mban tatimin në burim mbi tё ardhurat personale dhe e derdh tatimin e mbajtur nё favor tё organeve tatimore, duke përdorur deklaratën “Listëpagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore, shëndetësorë dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi” brenda afateve ligjore të përcaktuara në këto akte ligjore.

Një tjetër element i rëndësishëm i ligjit 8438 datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, është “Burimi i të ardhurave”, ku sipas përcaktimit në nenin 4, gërma b),  përcaktohet se, janë të ardhura me burim në Republikën e Shqipërisë edhe të ardhurat nga veprimtari kulturore apo sportive apo dhe nga veprimtari të tjera personale në Republikën e Shqipërisë. Monitor

Tags: kengetarelokaletaksa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.