Mund të quhet më shumë se çmenduri veprimi i këtij shoferi që i ka hyrë autostradës në sensin e kundër duke rrezikuar jetën e dhjetëra udhëtarëve të tjerë të autostradës Lushnje – Kavajë. Ngjarja është shënuar këtë mëngjes në aksin rrugor Kavajë – Lushnje, në afërsi të rrethrrotullimit të Lushnjes, raporton TCH që publikoi pamjet.
Nga pamjet duket mjeti që ecën në krahun e kundërt të rrugës, teksa mjetet që i vijnë përballë mundohen të ulin shpejtësinë dhe ti shmangen.
Kujtojmë se afro një vit e gjysëm më parë ndodhi një tragjedi në autostradën Tiranë-Durrës ku humbën jetën 3 vajza të reja dhe shoferi Deliallisi që i hyri autostradës në kah të kundër dhe ecte me shpejtësi skëterre.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/