Rama me kryeministrin e Kroacisë, Ballist Morina në mes

Rama me kryeministrin e Kroacisë, Ballist Morina në mes

195
0
Shares

Kryeministri Edi Rama është takuar me Kryeministrin e Kroacisë sot në Davos të Zvicrës dhe në bisedime është përfshirë edhe cështja e Ballist Morinës.
Morina ndodhet prej disa muajsh i arrestuar në Kroaci, ndërsa Serbia kërkon ekstradimin e tij për ngritjen e dronit në Beograd.

Gjatë bisedës me Kryeministrin kroat Andrej Plenkovic, shefi i qeverisë shqiptare kërkoi një vendimmarrje të drejtë dhe të ndershme nga ana e autoriteteve të Kroacisë. Kryeministri Plenkovic e siguroi Kryeministrin Rama se rasti i Ballist Morinës do të trajtohet me kujdesin maksimal dhe në respekt të legjislacionit dhe konventave ndërkombëtare.

Kryeministri Rama u takua gjatë forumit ekonomik të Davosit edhe me kryeministrin hollandez, Mark Rutte, me të cilin bisedoi mbi ecurinë e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian dhe rëndësinë strategjike të çeljes së negociatave për anëtarësim, jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë rajonin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY