Basha paralajmeron nje proteste te gjate

Basha paralajmeron nje proteste te gjate

143
0
Shares

Kreu i PD Lulzim Basha ishte i ftuar sot ne opinion ne tv klan per protesten e te shtunes. Pergjate pyetjeve te gazetarit Fevziu, ai shpjegoi arsyet e protestes dhe strategjite e zhvillimit te saj.

Me poshte eshte intervista e plote e Bashes:

Basha: Protesta nuk bëhet për partitë. Nuk bëhet as për PD dhe besoj se të njëjtin qendrim ka edhe LSI e cila flet për vete. Nuk bëhet as për aleatët tanë. Nuk bëhet për partitë politike. Bëhet për njerëzit kjo protestë. Opozita k​a detyrat dhe hapësisat e saj. Në një demokraci funksionale, ka parlamentin, komisionet parlamentare, ka komisionet hetimore parlamentare, ka interpelancat, i drejtohet Prokurorisë, gjykatave për të zgjidhur problemet e krimit dhe korrupsionit. opozita ka po kështu institucionin e zgjedhjeve dhe qytetarët vendosin. po cfarë ka ndodhur në këtë vend?! Të gjitha këto institucione kanë rënë dhe ai i fundit që ka rënë është institucioni i zgjedhjeve dhe me këtë institucion të rënë nuk mund të ketë parlament prandaj shikoni ëhstë shfaqe të shëmtuar ju aty. por kjo në fund të fundit është pjesë e një marrëdhënie mes partive politike. Ne do ti drejtohemi qytetarëve e do t’u themi mos dëgjoni​ propagandën, a janë taksat më të larta?! Mos dëgjoni propagandën. A janë çmimet më të larta?! Mos dëgjoni propagandën. a ka më shumë krim?! Mos dëgjoni propagandën. A ka më shumë drogë afër shkollave të fëmijëve tuaj?! A ka apo jo ilaçe për të sëmurët?! A keni apo jo vende pune?! A jeni të kënaqur me drejtësinë që e merr Qamil Zelën për 32 mijë lekë të vjetra, e plas në burg dhe e çon drejt vetëvrasjes ndërsa Beso i Taivanit me Edi Ramën dhe Arben Ahmetajn pohon poi u trembur syri në studion tënde që nuk ka paguar 1.7 milionë euro energji.

Isha në drekë me dy ambasadorë të rëndësishëm në vendin tonë. Në një përqasje pak më ndryshe i pyeta më thoni haptazi: a keni më pak a më shumë krim qëkur është Edi Rama kryeministër të eksportuara nga Shqipëria drejt vendeve tuaja? A keni më pak apo më shumë drogë. A keni më pak apo më shumë emigracion të paligjshëm? Jemi në një situatë ku shqiptarët brenda vendit përballen me një kaos të vërtëtë. Ju e pate, 11 shpërthime me dhjetëra viktima sepse rendi dhe siguria kanë rënë, janë shpartalluar. Dhe s’mund të jetë ndryshe.

Jemi në një situatë ku ekonomia është në gjendje falimenti po rrënohet ditë për ditë. Me shifrat zyrtare që janë të manipuluara dhe ne do japim prova javën e ardhshme për gjithë botën se si i manipulojnë shifrat Edi Rama që është vepër penale. Por me shifrat e tyre zyrtare kanë falimentuar 50 biznese ditë për ditë vitin e kaluar, kryesisht për sipërmarrje të vogla dhe vetëpunësimi. Dhe kjo vazhdon edhe këtë vit me një ritëm më të përshpejtuar. Ekonomia është në kolaps, shqiptarët janë në depresion, të gjithe duan të largohen.

Procesi politik është asgjesuar. Nuk flasim më për alternativa, për programe, për arsimin, për shendetësinë, është e gjitha një teatër sepse Edi Ramës nuk i bëhet vonë për qytetarët. Kur vjen në pushtet me votat e blera nga kriminelët, nuk të bëhet vonë për qytetarët. për fat të mirë në demokraci mbetet një mundësi që është mundësia e fundit. Nuk duhet të harrojmë që populli në demokraci e delegon autoritetin duke zgjedhur parlamentin dhe qeverinë, por autoriteti është gjithmonë në duart e sovranit dhe ky është kuptimi i protestës ditën e shtunë në orën 12.00. Është thirrja e sovranit për të thënë fjalën e tij nëse e pranojmë këtë gjendje apo jo. përgjigja jonë do të jenë emigracioni apo përballja.

Komisionet parlamentre të opozitës i saboton. Drejtësinë e ka kapur. Akti i kapjes së Prokurorit të Përgjitshëm dhe emërimi i vetes kryeprokuror është akti i fundit i një shteti i cili si ky. Ne këtë do të bëjmë. Këtë që ka detyrë opozita, të denoncojë, të tregojë me gisht përgjegjësit, të dërgojë faktet para institucionet, të thërrasë protestë, t’iu prijë protestave bashkë me qytetarët. Këtu ku kemi ardhur, ku nuk ka më zgjedhje, e ke të faktuar tashmë jo vetëm në raportin e OSBE/ODIHR por edhe nga studimet e Bashkimit Europian që zgjedhjet u blenë.

Ne mund të rrimë këtu të bëjmë një analizë të madhe të zgjedhjeve, analizën e ka bërë skandali i Saimir Tahirit. Skandali i Saimir Tahirit e ka bërë analizën e zgjedhjeve. Ta thonë ata, e kupton ti, me pak theks vlonjat, por e kupton, edhe atë fjalën e ndyrë “ia kam bërë këtë e atë votave, 5 milionë merr në muaj, 20 milionë hedh në zgjedhje”. Pra është qartë se Shqipëria ka rënë në dorë të krimit. Nuk ka rënë sepse krimi na pushtoi me ushtri, por sepse Edi Rama zgjidhi krimin për të ardhur në pushtet dhe vazhdon bashkëpunimin me krimin dhe kur vazhdon bashkëpunimin me krimin, Shqipëria kthehet në një zonë të lirë të krimit. Kërcet tritoli. Plas droga dhe hashashi. Pasuritë e shqiptarëve grabiten.

Opozita ka një strategji të vetën, sigurisht. Partia Demokratike ka një strategji të hartuar në bazë të kësaj gjendjeje ku ndodhemi por pjesë kyce e kësaj strategjie tani është reagimi i qytetarëve. Opozita e ka bërë dhe do vazhdojë ta bëjë të vetën. Ishte për shkakun tonë që u denoncuan kriminelët e sot në parlament ke më pak vrasës e përdhunues dhe trafikantë sec kishte parlamenti i kaluar. Ne bëmë betejën kundër drogës kur qeveria thoshte ishin mushkonja dhe është e vërtërë që nuk arritëm të parandalonim mënyrën por tani të gjithë janë të paralajmëruar për projektin e kthimit të Shqipërisë në Kolumbi.

Ne do kërkojmë një qeveri antimafia që të garantojë një reformë zgjedhore se pa një reformë zgjedhore pa u siguruar që zgjedhjet e tjera nuk do i vjedhin prapë banditët siç u bënë tre palë zgjedhje 2013, 2015, 2017 nuk do i fitojë aleanca me krimin se asgjë e mirë nuk do dalë nga ajo. Sigurisht që është Partia Socialiste ajo që e ka kthyer në sistem bashkëpunimin me krimin që i ka hapur të gjitha dyer kriminelëve. Që sot nuk ke vend në administratë mos shkosh dhe në zyrën më të pastër mund të mos gjesh kriminel por do gjesh vëllain ose kushëririn e kriminelit.

Pyetje: Do kërkoni njerëzve të duartrokasin apo të kenë reagim të fortë?

Basha: Do tu kërkoj të marrin fatet e vendit në dorë. Këtë do ti kërkoj sovranit. Do të thotë që përmes reagimit dhe bashkimit masiv dhe jo vetëm me 27 janar por gjithë ditët e tjera në vazhdim tia bëjë të pamundur aleancës së krimit qeverisjen apo sundimin e vendit. Në vend të një qeverie të mafies, të kemi një qeveri antimafia, antivarfëri dhe pro reformës në drejtësi në vend të kapjes së drejtësisë. Në vend që Tahiri me shokë të jenë ministra të jenë para drejtësisë dhe sipas drejtësi në burg.

Bëmë tre komisione hetimore dhe të treja Rama i bllokoi. Komisionet hetimore u kthyen në një alibi. U quan dosjet dhe dosjet janë të pluhurosura atje. Nuk funksionon asgjë, gjithçka është në dorë të Edi Ramës. Ekonomia është në dorë të Edi Ramës. Prokuroria është në dorë të Edi Ramës. Gjykata në Edi Ramës.

Herën e fundit që kam qënë ulur në këtë karrige kam publikuar fotot e Durim Keçit, kriminelit që kërkohet për ekstradim në Itali. Dhe tashë ja ku është dhe nuk arrestohet sepse e mbron Edi Rama. Dhe i ka dhënë fjalën se “Nuk ka bir, kështu e ashtu, të të ekstradojë ty në Itali”. Sot Edi Rama, të vetmin premtin që mban e mban me kriminelët, sot e liroi Edi Rama. E arrestoi gjatë kohë që ishtë në vizitë zyrtare në Itali dhe ia mbathi për në Zvicër, në hotelet e luksit të Davosit, Durim Keçin e liroi. Sepse mazhoranca e tij është mazhoranca e Durim Keçit.

Nuk protestë bëhet kjo as për karrigen time dhe as për ambicjen time. Nuk dua unë të bëhem kryeministër përmes protestës. Ejani për hallin tuaj. Ejani për padrejtësitë tuaja. Edhe në vendet e BE ka përballje të tilla kur ka kriza dhe reagimi qytetar përmes protestave është mesazhi plebishitar i mos pranimit të Edi Ramës. Kështu siç ka ndodhur 27 vite më parë në 91, ndonëse rrethanat ishin të tjera.

Nuk kam bashkëpunuar asnjëherë me Edi Ramën. Këtu ose ka naivitet ose dashakeqësi. Nuk bashkëpunoj me një kryeministër të emëruar nga krimi. nuk bashkëpunoj me kreun e aleancës së drogës me pushtetin. synimi im është largimi një orë e më parë i Edi Ramës. unë besoj nga thellësia e zemrës se shumica e shqiptarëve e kanë kuptuar se pa largimin e Edi Ramës nuk do të ketë as drejtësi të barabartë për të gjithë, nuk do të ketë as punësim, gjithçka lidhet tek Edi Rama jo vetëm se është i paaftë apo se nuk do, por ai ai është nyja që ka lidhur politikën me krimin, PS me krinelët. pa e këputur këtë lidhje nuk kemi për të pasur asnjë çlirim, as në ekonomi dhe as në drejtësi. prandaj shqiptarët do të vinë për veten e tyre në protest e do thonë që nuk jemi skllevërit tuaj por jemi zotër të këtij vendi. dhe vendit ti hapet rruga për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Nuk mund të shkojmë në Europë duke u sjellë si satrap oriental. Nuk mund të hyjë Shqipëria në Europë me një kryeministër satrap oriental, i cili nuk merr vesh as nga ekonomia, as nga politikat be punësimit. i cili e ka mendjen vetëm për qejfet e veta, për protagonizimin e vet, për këpucët e veta. Nuk hyhet kështu në europë. Opozita ime dhe kryesimi im i opozitës është europian, sepse unë mendoj se të hymë në Europë duhetë të kemi jo vetëm qëllimin por edhe mjetin e standartit europian dhe për këtë arsye unë i jam përkushtuar të gjitha mjeteve dhe metodave europiane. Por edhe europianët kur u shkon thika në palcë qohen e mbushin sheshet, nuk ikën populli, ikën kryeministri, ikën qeveria. Fuqia e protestës popullore është bashkimi dhe pjesëmarrja e njerëzve. Njerëzit në shesh do të thotë që Edi Rama duhet të ikë dhe rend të ri duhet t’i japim vendit.

Pyetje: Ky bashkëpunim me LSI është prolog i një aleance të mundshme për zgjedhjet e ardhshme?

Basha: Asgjë nuk mund të them për aleancat për zgjedhjet e ardhshme, por mund të them që opozita është e bashkuar në nië vendim dhe një qellim: largimin e Edi Ramës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY