Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Tiranë, Policia Rrugore penalizon mbi 200 shoferë në 24 orët e fundit

24/01/2018
VIDEO/ Tiranë, Policia Rrugore penalizon mbi 200 shoferë në 24 orët e fundit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar punën për parandalimin e aksidenteve rrugore si dhe për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

Gjatë 24 orëve të fundit, kontrollet janë përqendruar në vendosjen e rripit të sigurimit, në respektimin e semaforit, në vendosjen e kaskës mbrojtëse, respektimin e sinjalistikës për shpejtësinë dhe drejtimin e lëvizjes, në kontrollin teknik, xhamat e errësuar, në përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, apo në drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit dhe në gjendje të dehur.

Gjatë kontrolleve, prioritet  ishte edhe evidentimi dhe ndëshkimi i mitëdhënës, me qëllim shmangien e masave administrative.

Kontrollet janë përqendruar në afërsi të semaforëve, ku punonjës policie me kamera, kanë evidentuar shkelësit e semaforit duke ia përcjellë informacionin patrullave të tjera të policisë rrugore, të cilat kanë bërë kapjen dhe procedimin administrativ të shkelësve.

Në këtë kuadër gjatë 24 orëve të fundit, janë evidentuar dhe ndëshkuar për shkelje të semaforit 17 raste.

Gjatë procedurave të plotësimit të masës administrative, një drejtues mjeti ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë duke i ofruar 2000 lekë për t’iu shmangur masës administrative, por u arrestua në flagrancë  dhe konkretisht:

Lavdrim Çera, 34 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Kamëz, për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i kodit Penal, pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Ysberishtit”, në rrugën “Sabaudin Gabrani” është konstatuar nga punonjësi i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, sepse duke drejtuar automjetin ka kaluar semaforin me dritë të kuqe. Pasi punonjësi i policisë i ka dhënë shenjë të ndalonte,  i ka komunikuar shkeljen administrative dhe i ka kërkuar dokumentacionin e mjetit, shtetasi Lavdrim Çera i ka ofruar bashkë me dokumentet një kartëmonedhë të prerjes 2 000 (dy mijë) lekë.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative dhe dërguar në OASH:

51 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit

39 drejtues mjetesh për xhama të errësuar

18 drejtues për tejkalim shpejtësie tej normave të lejuara

17 drejtues për shkelje të semaforit

13 drejtues për mungesë dokumentacioni (kontroll teknik)

3 drejtues për gara shpejtësie

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative:

54 drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit

16 drejtues për mosvendosje të kaskës mbrojtëse

Vlen të theksohet se gjatë 24 orëve të fundit nuk është evidentuar asnjë drejtues mjeti që të drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

https://www.facebook.com/policia.al/videos/952785921541568/

Tags: kontrollpenalizimpolicia rrugoreShofer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.