Shpëtim Idrizi alarmon: Rama po lëshon sovranitet te Greqia për të siguruar...

Shpëtim Idrizi alarmon: Rama po lëshon sovranitet te Greqia për të siguruar votën për negociatat

144
0
Shares

Para pak ditësh ministri grek Kotzias ishte në një vizitë në Korçë, ku pati takim me ministrin Bushati, por diskutimet mbetën të pazbardhura për publikun, por çfarë mendon PDIU për negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë? Për këtë i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv është kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi, i cili u shpreh se jemi në një mungesë informacioni se çfarë është diskutuar me Bushatit dhe Kotzias, ndërsa po lëshohet sovranitet për të hequr veton e Greqisë për negociatat me BE.

“Në kabllogramet e Uithers flitej për presionin e Athinës për marrëveshjen e ujërave dhe varrezave. E njëjta gjë po ndodh edhe sot, për shkak të nevojës për veton e Greqisë për negociatat po ndodh e njëjta gjë. Për të hequr veton po lëshon sovranitet. I referohem varrezave dhe çështjeve të tjera. Kam parasysh shqiptarët e Çamërisë, por edhe pronat e shumë shqiptarëve të tjerë, por edhe komunitetet fetare shqiptare e atje. Kemi shumë emigrantë, që faleminderit Greqisë, që po i mban, por marrëveshja e pensioneve nuk është firmosur. Përsa i përket ligjit të luftës duhet të hiqen efektet e tij”.

Shpëtim Idrizu u shpreh se, “në asamblenë e PDIU, Rama u shpreh se do ta kishte parësore çështjen çame, ndërsa tani e pash në ngërç”. Kreu i PDIU theksoi se pala shqiptare duhet të ketë kujdes që përpos heqjes së ligjit grek të luftës, “Greqia duhet të heqë të gjitha barrierat që sjell ky ligj. Duhet të hiqen të gjitha efektet e ligjit të luftës, ndryshe do të jetë në favor të Greqisë”.

“Është “pesë me hiç” nëse ligji i luftës hiqet me një traktat miqësie. Pasi edhe traktati i 1996 mbaroi dhe nuk pati asnjë vlerë.U takua Bushati me Kotzias në Kretë, i futën edhe një valle greke, pastaj erdhi edhe Kotzias në Korçë dhe asgjë nuk u mor vesh se çfarë u diskutua. Ne i marrim vesh gjërat nga pala greke, pas takimit të parë Kotzias-Bushati u vu në zbatim marrëveshja për kërkimin e varreve greke”, u shpreh Idrizi.

“Më gjeni një precedent në Europë që janë lënë varrezat e ushtarëve të rënë në një vend tjetër. Ushtarët erdhën si pushtues. Në momentin që Italia pushtoi Shqipërinë, e vetmja qeveri që e ka përshëndetur ka qenë qeveria e Greqisë, i cili e përshëndeti, ndërsa të gjithë e dënuan. Greqia pretendonte se i hapej rruga e copëtimit. Ushtarët rrinin akoma këtu pas luftës, pasi kërkonin të bënin fakt Vorio Epirin. Prandaj pala shqiptare nuk duhet që ta kishte lejuar çështjen e varrezave. Grekët janë në rregull dhe po avancojnë, ne shikojmë vetëm plotësimin e axhendës së Greqisë. E dini që do të kërkojnë varre në 120 vende, kanë futur edhe Himarën. Por për grekët që vranë dhe masakruan do të bëjnë ndonjë varrezë? Po pse po kërkojnë nga Himara? Pse nuk filluan nga Kosina, ti marrin t’u bëjnë ADN, problemi këtu është më i madh”, tha kreu i PDIU.

Idrizi nxorri në pah një tjetër pikë të diskutimeve mes Kotzias dhe Bushatit, “po kërkohet që të rishikohet edhe tekstet e historisë, ajo që më shqetëson është fakti se deri më sot pala shqiptare ka negociuar për axhendën greke.”

“Kufiri i Vorio Epirit është vendi ku po bëhen zhvarrimet, në 1913 grekët erdhën për Vorio Epirin. Në 49 e sulmuan Shqipërinë me luftë. Greqia është rritur me territore gjithmonë mbas luftrave, presidenti i Greqisë në 1987 ka thënë se atje ku kemi varret e ushtarëve kemi atdheun.Për çfarë i duan varret e ushtarëve gerek këta? Kjo është një kërkesë e kahershme. Pas shumë kohësh ata do të thonë se ky është vendi unë sepse kemi ushtarët e rënë. Parimi kryesor është parimi i reciprocitetit, shoqata Çamëria ka kërkuar që banorët e Çamërisë, dhe shumë të tjerë të cilët nuk ranë në luftë por u vranë, të kenë varret e tyre, por kjo nuk është pranuar”, tha Idrizi. Shqiptarja.com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY