Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rrëfimi i një burri të martuar: E nisa si hakmarrje ndaj gruas, por kam rënë në dashuri me një eskortë

24/01/2018
Rrëfimi i një burri të martuar:  E nisa si hakmarrje ndaj gruas, por kam rënë në dashuri me një eskortë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në rubrikën e “The Sun” të psikologes Deidre, një burrë ka rrëfyer historinë e tij. Ai ndodhet në një udhëkryq, pasi ka rënë në dashuri me eskortën tek e cila gjeti ngushëllim kur marrëdhënia me gruan nuk po shkonte mirë. Ai kërkon mendimin e psikologes për zgjidhjen e këtij problemi.

“Kam shumë kohë pa bërë seks me gruan time, sa tani kam hequr dorë dhe së kërkuari, pasi kam gjetur një eskortë shumë të bukur. Ajo është e kujdesshme dhe e sjellshme, dhe seksi me të është i shkëlqyer. Unë jam 49 vjeç dhe kam 22 vite i martuar. Mendoj se e dua ende gruan time. Ajo është nëna e fëmijëve të mi mbi të gjitha, por seksi me të është ‘0’ (zero) prej kohësh. Ajo është 54 dhe qartësisht ka arritur në pikën ku nuk e vret më mendjen për këtë pjesë. Unë punoj shumë fort për ti siguruar vetes dhe familjes një jetë të mirë, ndërsa ajo e merr si të mirëqenë, dhe e ka bërë gjithmonë. Ajo nuk më jep asgjë. U ndjeva i frustruar dhe i përdorur, dhe kështu gjeta një eskortë për të bërë seks.

E kisha menduar të ishte një herë sa për hakmarrje ndaj gruas. Por shumë shpejtë u kthye në diçka më shumë dhe tani kam 3 vite që shkoj rregullisht. Ajo është joshëse, dhe vishet shumë bukur. Është e divorcuar dhe është 11 vite më e vogël se unë. Ajo më tha se ish-bashkëshorti e la me borxhe të mëdha dhe ajo detyrohet të bëjë këtë punë për të mbajtur shtëpinë dhe për të paguar Universitetin e djalit.

Ajo është e sinqertë, e zonja, dhe pjesa më e mirë është fakti që ajo e do seksin. Fillimisht shkoja njëherë në kaq kohë, ndërsa tani shkoj çdo dy javë. Seksi është çdo herë dhe më i mirë, dhe jam dashuruar me të pafund. Ne flasim me mesazhe ditët që nuk takohemi dot, dhe unë dua të jem pranë saj gjithë kohës. Kjo do më shkatërronte familjen dhe vajzat nuk do ma falnin. Nga ana tjetër nuk mund të rikthehem në një jetë pa seks, por nuk mund të vazhdoj të gënjej. Çfarë të bëj?” , përfundon rrëfimin.

Tags: Burridashurieksorteseksi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për verën e Agasit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.