Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOKUMENTET/ PD denoncon skemën korruptive me inceneratorët: Peshku i madh po peshkon peshkatarët

24/01/2018
ANALIZA/ A i ka qeveria 100 milionë euro për rritje pagash para zgjedhore…?!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike denoncoi skemën korruptive të cilën sipas saj po përdor qeveria për ndërtimin e tre inceneratorëve që do djegin plehrat.

Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, në një deklaratë për mediat tha se Rama dhe Ahmetaj kanë vendosur taksën e plehrave që të shesin energjinë e prodhuar nga inceneratorët dhe të vazhdojnë të pasurohen për vete dhe më tej.

Deklarata e plotë e kreut të Departamentit të Mjedisit, Jamarbër Malltezi

Më 23 Nëntor 2017 Edi Rama u ka vendosur shqiptarëve një taksë të re, të padëgjuar kurrë më pare, taksën e plehrave, taksë e cila do të hyjë në xhepat e Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt nëpërmjet vënies në punë të fabrikave të djegies së plehrave në Tiranë, Fier dhe Elbasan.  

“Taksa” nuk është një term i shpikur nga Partia Demokratike për të akuzuar qeverinë, por është shkruar e zeza mbi të bardhë në dokumentin e miratuar më 23 Nëntor nga Komisioni i Ndihmës Shtetërore, me Kryetar njërin nga pronarët e vërtetë të 3 inceneratorëve, Ministrin e Financave, Arben Ahmetaj.   

Ja të nderuar shqiptarë Vendimi Nr. 77, datë 23 Nëntor 2017 i Komisionit të Ndihmës Shtetërore, ku thuhet qartë se bizneset që do të gjenerojnë energji nga plehrat do të marrin ndihmë shtetërore për të paktën 15 vjet.   

Pra, nuk ndihmohet prodhimi i energjisë së pastër, energjisë diellore apo të erës, por ndihmohet nga shteti energjia e prodhuar nga fabrikat e plehrave të Arben Ahmetajt dhe Edi Ramës.  

Ja, edhe pika 10 ku thuhet se “Skema financohet nga një “taksë”, e ashtuquajtura detyrim i shërbimit publik (ndaj Operatorit të Shpërndarjes), të cilit i është ngarkuar detyrimi për blerjen e energjisë nga prodhuesit e energjise prej pjesës së biodegradueshme të mbetjeve të ngurta dhe më pas për ta ofruar dhe shitur në treg”. 

Çfarë do të thotë kjo me fjalë më të thjeshta dhe më të kuptueshme? 

Kjo do të thotë se skema financohet me taksën që detyron OSHEE-në të blejë energjinë e prodhuar nga inceneratorët e Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt me çmimin që do të përcaktojë po Edi Rama dhe Arben Ahmetaj në Entin Rregullator të Energjisë.  

Kjo do të thotë se, jo vetëm që  Rama dhe Ahmetaj po marrin 178 milionë euro nga taksat tona për 3 inceneratorët që do të djegin plehra dhe do të lëshojnë helme në ajër,  por ata kanë vendosur “taksën e plehrave,” që të shesin energjinë e prodhuar nga inceneratorët dhe të vazhdojnë të pasurohen për vete! 

Nuk ka ndihmë shtetërore as për të përmbyturit, as për naftëtarët, as për të përndjekurit politikë, as për ish-pronarët, as për të papunët, as për kryefamiljarët që nuk ushqejnë dot fëmijët, as për të rinjtë që braktisin vendin. Ndihmë ka vetëm për inceneratorët e Edi ramës dhe Arben Ahmetajt.  

Afera e inceneratorëve është një nga aferat më korruptive të qeverisë Rama. Nga tre kontratat klienteliste të inceneratoreve, vetëm ajo e Elbasanit është bërë publike.  

Partia Demokratike faktoi me dokumenta se sesi korrupsioni detyron qeverinë të kryejë Brenda 24 orëve 9 procedura të komplikuara, të cilat marrin zakonisht disa muaj.   

Kontratat e djegësave te Fierit dhe Tiranës nuk janë botuar as ne buletinin e Agjensisë së Prokurimeve Publike dhe as në Fletoren Zyrtare.  

Këto përbejnë vepra penale, sepse shteti po nxjerr 74 milionë euro para publike në vit, pa botuar fare kontratat, duke i konsideruar si sekret shteteror! 

Në një vend ku drejtësia nuk kontrollohet nga kryeministri, kjo dosje do të përbënte prioritet të prokurorisë. Por në këtë vend ku është prishur busulla morale, PESHKU I MADH PO PESHKON PESHKATARET!  

Partia Demokratike inkurajon mediat të mos heshtin, të mos bëhen palë me ata që shkatërrojnë shëndetin e shqiptarëve, të mos lejojnë që milionat e inceneratorëve të djegin integritetin e medias dhe të helmojnë burinin e informacionit për shqiptarët.  

Partia Demokratike fton qytetarët të bashkohen me opozitën në 27 janar për t’i dhënë fund qeverisjes që nuk mendon për shëndetin tonë, por për pasurimin e kryeministrit dhe një grusht njerëzish rreth tij. 

Së bashku, ne 27 Janar ne mund t’ia dalim!

Tags: invneratoretKorrupsiontaksa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.