Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ASTRIT PATOZI/ Që të mos bjerë më “telefoni i Sigurimit të Shtetit

24/01/2018
Share on FacebookShare on Whatsapp
Astrit Patozi

Këtë Kozma Janon, kandidat për KLP, i cili e paska pasur pseudonimin “Telefoni”, nuk kam nga ta njoh, por nuk është vetëm ky problemi, që nuk dua të merrem me të. Nuhatja më thotë se ai nuk e kupton hiç se për çfarë është atje dhe pse nuk mund të jetë. Ndaj edhe nuk po i drejtohem fare atij për të dhënë dorëheqjen një orë e më parë. Por atyre që përgjërohen për reformën në drejtësi, vendas apo të huaj qofshin, kam gjithë të drejtën e botës t’ua kërkoj të na shpëtojnë nga Kozmai. Jo nga personi, por më shumë nga fenomeni. Nuk e di si do ta zgjidhnin, por ikja e tij prej aty do të ishte minimumi që mund të bëhej, për të mos e çuar në fund të këmbëve edhe atë pak shpresë që ka ngelur se diçka mund të ndryshojë për mirë te kjo drejtësi e kalbur dhe e kapur.

Ndërkohë penetrimi i “Telefonit” deri në buzë të promovimit për njërin nga institucionet e larta të drejtësisë së re është një alarm i madh për krizën e rëndë të sistemit tonë. Unë nuk kam të dhëna që të fajësoj Autoritetin e Hapjes se Dosjeve për këtë “kalim të paligjshëm kufiri”. Mund të jetë pamundësi, por ndoshta edhe neglizhencë e tyre, që “Telefoni” për pak e kaloi pa u detektuar postbllokun i ligjit në emër të ligjit. Por edhe po të isha i sigurt që ata e kishin bërë qëllimisht unë nuk jam aq naiv sa të fajësoj sot dikasterin e Genta Sulës. Sepse rrënjët duhen kërkuar tek aktorët kryesorë politikë, të cilët kanë marrë përsipër reformimin e drejtësisë, duke votuar unanimisht në verën e vitit te shkuar. Të qeverisë në radhë të parë, që është në të gjitha rastet dhe kurdoherë problemi më i madh. Por edhe të opozitës, për aq sa i takon.

Ndaj pasi të na ketë shpëtuar nga Kozmai i KLP-së, Edi Rama dhe mazhoranca e tij mund të na bëjë një nder më të madh. T’i drejtohet Autoritetit Shtetëror për zbardhjen e të shkuarës për çdo titullar të lartë të saj, pa pritur që të na dalin histori të ngjashme me “Telefonin”. Vetëm kështu mund të ketë kuptim ekzistenca e atij institucioni, që të shërbejë si filtër për të penguar fosilet e Sigurimit të Shtetit që të na drejtojnë edhe në demokraci. Të njëjtën gjë duhet ta bëjë edhe Lulzim Basha, i cili ka marrë përgjegjësi, jo vetëm për të tashmen, por edhe për trashëgiminë politike të Partisë Demokratike. Të çojë për verifikim të gjithë zyrtarët dhe ish-zyrtarët e lartë të saj. Deputetë, e ish-deputetë, ish-ministra, drejtues të lartë e drejtorë të mëdhenj, pa asnjë dallim në këto 25 vjet. Sepse vetëm kështu njerëzit do të besojnë që ne i kemi realisht alergji ish-spiunët apo bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, dhe nuk kujtohemi për ta vetëm kur “Telefoni” bie nga ana e kundërshtarit.

Tags: astrit patoziKozma Jano

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.