Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ARTAN FUGA/Feja e shqiptarit nuk është shqiptaria!

24/01/2018
“Top ten” të Artan Fugës, ja pse e pëlqen edhe emisionin  Aldo Morning Show
Share on FacebookShare on Whatsapp

Vjersha e Vaso Pashës O moj Shqypni…, shkruar në dekadat e fundit të shekullit 19-të, është ndofta nga ato që është përmendur më shumë. Jo thjesht në rrafsh letrar e poetik, por brenda platformave politike dhe ligjërimeve sociale.

Gati si themeli i ndjenjës kombëtare shqiptare dhe pastaj jo vetëm si vendosje e kësaj ndjenje mbi atë fetare, por edhe si kundërvënie e kombësisë dhe besimit, ose si ngjizje e kombësisë pa besimin.
—-

Cfarë ka sipas meje në këtë varg kaq problematik që e quajnë madje edhe një poezi ku është hedhur një nga paradigmat që ja kanë veshur themelive të albanologjisë?

E para, ka një nëntekst të përzjerjes të konceptit të përçarjes fetare me institucionet e besimit fetar, që pastaj e kanë ngatëruar edhe me vetë besimin. Në vargjet e veta poeti, ngrihet kundër përçarjes kombëtare dhe kjo është merita e tij e pakundërshtueshme. Po, një rrezik i tillë ka ekzistuar për cdo komb. Përçarja institucionale fetare kundër solidaritetit dhe identitetit kombëtar. Nuk jemi ne të vetmit. Por, jo çdo pluralitet besimesh fetare çon në përçarje. Nuk ka përse dallimet fetare njehsohen me përçarjen fetare. Feja nuk ka në brendësi të vetën përçarjen por dashurinë për njeriun. Tjetër se si e kanë përdorur. Poeti sa ngrihet kundër përdorimit antikombëtar të besimit, por jo kundër vetë besimit sikurse na e kanë mësuar dhe vazhdojnë ta dërdëllisin.

E dyta, tjetër është feja dhe tjetër janë institucionet fetare, kishat, xhamitë. Midis besimit dhe institucioneve apo klerikëve ka dallime dhe nuk mund të barazohen me njera tjetrën. Pashko Vasa nuk i barazon ato aspak. Ai kritikon klerikë të kohës dhe institucione fetare në kontekstin e dhënë, por nuk ja vendos fajin e përçarjes fesë si besim.

E treta, në ato vargje ka një metaforë, pra kur thuhet se mbi dallimet fetare lulzon ndjenja e kombësisë, dhe thuhet se feja e shqiptarit është shqiptaria, kjo duhet marrë në kuptim metaforik. Sepse barazohen dy gjëra të ndryshme me njera tjetrën. Se ashtu mund të thuhet edhe se politika e shqiptarit është shqiptaria, se krahinarizmi i shqiptarit është shqiptaria, etj. Por, metafora nuk duhet marrë dhe nuk merret asnjëherë si koncept shkencor.

Së katërti, ka edhe një tautologji kur thuhet se feja e shqiptarit është shqiptaria. Meqënëse flitet për shqiptar kuptohet që shqiptari barazohet me shqiptarinë dhe shqiptaria me shqiptarin. Si kur thuhet vëllai dhe vëllazërimi. Thelbi i vëllait është vëllazërimi. Thelbi i pedagogut është pedagogjia. Pra, sigurisht kur barazohen logjikisht konceptet patjetër thelbi logjik i shqiptarit është shqiptaria, i grekut greqizimi, etj.

Së pesti, kemi edhe një utopi sepse kjo parrullë nuk mund të realizohej ashtu sikurse u interpretua gabim. Pra, sikur shqiptari do të kishte fe shqiptarinë, ndjenjën kombëtare dhe do ta braktiste fenë. Jo shqiptari nuk e braktisi fenë as dallimet fetare nuk e bënë të harronte patriotizmin.

Së gjashti, poeti nuk e braktis Zotin, as fenë në këtë vjershë, madje në vargun e fundit e përmend duke e vendosur në thelb të përpjekjeve për shqiptari. Si do të dalim para Zotit? – thërret pak a shumë. Kuptohet se për të tjetër është përçarja fetare, tjetër janë institucionet fetare, tjetër janë klerikë të ndryshëm, tjetër është feja, tjetër është Zoti.

+++

Pashko Vasa është keqinterpretuar. Me qëllim. Për ideologji, për politikë. Madje shqiptarëve, është sa përçarja fetare aq edhe likujdimi i fesë që ia ka dëmtuar ndjenjën e patriotizmit.

Kombi mbi fenë, a thua se janë dy koncepte ekskluzivisht opozitare a thjua se kemi katet e një ndërtese vertikale, a thua se ndjenja e pastër fetare nuk ka ushqyer patriotizmin shqiptar! As kombi si zëvendësim i fesë që është edhe më keq. Sepse Pashko Vasa nuk i ka shprehur këto as figurativisht as në kuptimin e parë të leximit të poezisë së tij.

Zëvendësimi i fesë me kombin, ngritja e kombësisë në fe, dëmton edhe kombin edhe fenë autentike. Ngrihet kundër monoteizmit për idhujtarira dhe idole politike të konsideruara si Perëndi.

E lë shqiptarin pa mbrojtje metafizike, i heq mistikën metafizike kombësisë shqiptare.

Pasi e keqinterpretuan Pashko Vasën dhe barazuan ndjenjën fetare me kombësinë, e ngritën këtë ideologjikisht si bazën e identitetit shqiptar nën ideologjinë totalitare.

Po sot përse nuk guxon kush ta vendosi Pashko Vasën në vend? Sepse stalinizmi vazhdon ta mbajë albanologjinë në disa kështjella të konservuar, pastaj punën tjetër e bën inercia mendore, lodhja intelektuale, përtacia e gjykimit, plakja e arsyetimit, e në fund budallallepsja sociale.

Tags: artan fuga

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.