Shkëlqim Miri kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

Shkëlqim Miri kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

113
0
Shares

Avokati Ardian Visha paraqet rekurs në Gjykatën e Lartë për gjyqtarin Shkëlqim Miri. Në rekursin peër gjyqtarin Miri kërkohet lirimi nga qelia për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore. Ndërkohë në Gjykatën e Krimeve të Rënda është paraqitur sërish kërkesë për zëvendësim mase për Mirin me argumentin se prej dy muaj prokuroria s’ka bërë asnjë veprim dhe se ka marrë asnjëherë në pyetje.

Gjyqtari shkëlqim miri i arrestuar në nëntor 2017 me akuzën e korrupsionit dhe mos deklarimit të pasurisë. Gjate kontrollit të banës policia i gjeti mirit 34 mil lekë në shtëpi. Sipas argumenteve të avokatit Miri vuan nga tumori.

Më se dhjetë ditë më parë Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda vendosi të mos ndryshojë masën e sigurisë për ish-gjyqtarin, Shkëlqim Miri. Ekspertët mjekoligjorë kanë argumentuar se Shkëlqim Mirit, i cili mbante detyrën e gjyqtarit të Apelit të Tiranës, nuk i rrezikohet jeta në paraburgim, siç pretendon avokati mbrojtës. Ish-gjyqtari 46-vjeçar kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë për shkak të gjendjes shëndetësore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY