Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

OSHEE, monopol në treg, Sekretariati i Energjisë në Vienë hap çështje ndaj Shqipërisë

23/01/2018
OSHEE: Zonat që nesër nuk do të kenë energji elektrike në Tiranë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shqipëria duhet ta kishte ndarë ligjërisht OSHEE-në në dy pjesë, në pjesën teknike të rrjetit dhe pjesën tregtare, që merret me furnizmin e konsumatorëve.

Detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë në kuadër të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, parashikojnë madje afat: vitin 2015. Plot 3 vjet më vonë OSHEE vazhdon të jetë një kompani e vetme. Për këtë shkelje të detyrimit, Sekretariati i energjisë me qendër në Vienë ka hapur nje çështje kundër Shqipërise. I kontaktuar nga Top Channel zëvendës-drejtori i sekretariatit dhe këshilltari ligjor Dirk Buschle sqaroi se kjo ndarje ligjore e OSHEE duhet të ishte bërë që në vitin 2015.

“Në të vërtetë, kompania shtetërore OSHEE nuk është ndarë në dy entitete të ndara (siç kërkohej nga rregullat e Komunitetit të Energjisë që nga 1 janari 2015). Një ndarje e tillë rrit transparencën dhe shmang diskriminimin dhe subvencionimin, permes rolit të OSHEE si operator i infrastrukturës dhe furnizuesit të energjisë elektrike”, thotë Dirk Buschle, zv. drejtor i Sekretariatit të Energjisë.

Por pse është i rëndësishëm procesi i ndarjes së OSHEE, në pjesën tregtare dhe atë teknike? Në fakt edhe ligji shqiptar për energjinë, parashikon liberalizimin e tregut të shpërndarjes. Por ekzistenca e një ndërmarrje të vetme, e çon tregun e energjisë në një situatë monopoli, ku klientët, qytetarë apo biznese, nuk mund të zgjedhin lirisht. Sot i vetmi furnizues i energjisë në treg është OSHEE.

Nëse OSHEE do të ishte ndarë ligjërisht në dy ndërmarrje, atëherë rrjetin e saj do të mund ta përdornin kundrejt pagesës edhe operatorët e tjerë dhe çmimet e energjisë mund të ishin më konkurruese. Rritja e konkurrencës pohohet dhe nga korrespondenca që Top Channel pati me sekretariatin e energjisë në Vienë.

“Është parakusht për të sjellë konkurrencë në tregun shqiptar dhe t’u japë klientëve një zgjedhje të vërtetë. Më vjen keq që ndryshe nga vendet fqinje (p.sh. Kosova, Maqedonia), Shqipëria nuk ka arritur të përmbushë këtë detyrë. Brenda një afati prej dy muajsh, Shqipëria tani duhet të arrijë dhe të ndaje OSHEE në mënyrë që ky rast të mbyllet”, thotë ai.

Në rast se nuk veprohet brenda dy muajsh këshilli ministerial i Sekretariatit të Energjisë do të vendose mbi këtë çështje. Ky është lajmi i dytë negativ që vjen për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë pas vlerësimit të Bankës Botërore se reforma në energji nuk arriti objektivat e uljes së humbjeve të energjisë në rrjet.

Siç raportoi Top Channel edhe një ditë më parë, në raportin e fundit mbi projektin e rimëkëmbjes energjetike Banka Botërore nënvizon se programi i investimeve te OSHEE-së nuk ka dhënë efekte në uljen e humbjeve teknike në rrjet.

Tags: monopolOSHEE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.