Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dëshmia e motrës së Arielës: Ma vrau ai plehra!

22/01/2018
LAJMI I FUNDIT/ Goditen me arme zjarri nje djale dhe nje vajze
Share on FacebookShare on Whatsapp

Emisioni “Rudina” ka arritur të zbardhë sot dëshminë e motrës së Arielës që ishte pranë së motrës kur ajo u qëllua për vdekje. Gazetari Spartak Koka, psikologia Oriola Pampuri dhe pedagogu i Ariela Muratit, Erlis Hereni kanë qenë të ftuarit të cilët kanë folur për ngjarjen e rëndë.

Gazetari Spartak Koka ka treguar edhe një pjesë të dëshmisë që kishte dhënë në polici motra e viktimës Ariela Murati.

“Ma vrau ai plehra, ma vrau në sytë e mi. Ne nuk e dinim që ai kishte ardhur në Tiranë dhe s’na thanë as ata të shtëpisë. Ai e kishte kërcënuar që ti nuk merr njeri tjetër përveç meje, e kapi menjëherë dhe e qëlloi. Nuk kishim bërë ndonjëherë ankesë në polici”, kështu është shprehur në polici motra e Arielës.

Nën lot dhe në gjendje të ngarkuar emocionale, motra e Arielës përsëriste vazhdimisht para oficerëve të policisë gjyqësore: “Ma vrau motrën para syve”.

Sipas gazetarit Koka, studentja kishte marrë kërcënime të herë pas hershme dhe zakonisht ruheshin, por kësaj radhe u kapën të papërgatitura nga Aldisoni.

“Ata ishin të papërgatitura pasi zakonisht ruheshin. Për kërcënimet ishte vënë në dijeni edhe familja e vajzës dhe e djalit. Ai ia kishte rrëfyer plumbat Arielës, familjes së saj dhe familjes së tij. Fakti që kërcënimi nuk ishte marrë seriozisht çoi në këtë ngjarje”, tha Koka.

Sa i përket dinamikës së vrasjes, një dëshmitar që pa të gjithë skenën e krimit tentoi të ndihmonte vajzën, por nuk mundi pasi ngjarja ndodhi në një kohë të shkurtër.

“Ka qenë ora rreth 14:48 minuta kur ka ndodhur ngjarja dhe në 14:52 kanë njoftuar policinë qytetarët. Ariela së bashku me motrën e saj Boretën dhe kushërirën kanë qënë duke kaluar në trotuar tek Universiteti i Mjekësisë, mesa duket Aldisoni i ka ndjekur, e ka ndaluar Arielën dhe më pas e ka qëlluar. Kjo ka qenë skena e zhvilluar në pak çaste, ku askush s’ka mundur të ndërhynte. Një shoku i kolegut tonë e kishte parë skenën kur e ka ndaluar dhe ka tentuar të zbresë nga makina për ta ndihmuar, por gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Ariela, sipas dëshmitarëve, ka humbur jetën në moment pavarësisht ndihmës së shpejtë që i është dhënë, ndërsa Aldisoni ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën”, u shpreh gazetari Koka.

Ndërkohë, pedagogu Erlis Hereni i cili e njihte Arielën ka deklaruar se 21-vjeçarja ishte studente shumë e mirë dhe ëndërronte të bëhej pedagoge.

“Ariela ka qenë absolute në lëndën time. I hodha një sy regjistrit sot për të qenë korrekt, ajo nuk e ka patur të thjeshtë, nuk ishte nga Tirana, por ia dilte shumë mirë. Kam qenë në automjet kur e kam mësuar lajmin. Ndalova makinën dhe i hodha një sy, ishte një shok i vërtetë, më vonë mësova ngjarjen. Dua të shpreh edhe ngushëllimet familjes. Ishte një investim familjar shumë i mirë që nuk u mbrojt nga ne të tjerët”, tha pedagogu Hereni.

Po ashtu psikologia Pampuri tha se ngjarja nuk mund të quhet krim pasioni, por ndjenjë posesive të mashkullit shqiptar.

“Një krim i tillë është i pafalshëm për këdo. Një krim i tillë nuk është krim pasioni. Këtu nuk kemi një dashuri por ndjenjën posesive të mashkullit shqiptar. Nuk ka dashuri me vrasje, nëse dikush të do të lë të jetosh i lirë, ne jemi në një marrëdhënie sepse duam jo sepse dikush apo të tjerët duan. Në këtë rast djali nuk ka menduar as për vajzën dhe as për dashurinë. Ne vijmë nga një shoqëri ku mashkulli dominon. Nuk mund të krijohet një marrëdhënie nëse nuk duan të dy, kjo është shumë jetësore”, tha Pampuri.

Tags: arielavrasja e dyfishte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.