Tmerr në Vlorë, zjarri djeg nënë e bir

Tmerr në Vlorë, zjarri djeg nënë e bir

114
0
Shares

Ngjarje tragjike ka ndodhur në Vlorë mëngjesin e së dielës. Dy persona humbën jetën pasi shtëpia e tyre u përfshi nga flakët.

Më datë 21.01.2018, rreth orës 04:20, në lagjen ”1 Maji”, në një banesë ka rënë zjarr e për pasojë janë djegur dhe kanë ndëruar jetë dy shtetas, njofton policia.

Nga veprimet e para të kryera nga grupi hetimor dyshohet se zjarri në banesë mund të jetë shkaktuar aksidentalisht ,  ku për pasojë janë djegur e kanë ndëruar jetë nënë e bir, shtetasit Selkie Hoxhallari, rreth 73 vjeçe dhe Novruz Hoxhallari, rreth 43 vjeç.

Trupat e pajetë janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY