Shënjat me fat për paranë në 2018, mësoni dhe periudhat kur do...

Shënjat me fat për paranë në 2018, mësoni dhe periudhat kur do fitoni më shumë

246
0
Shares

Duke qenë se teknologjia po përparon çdo ditë e më shumë, edhe astrologët më të njohur në botë, janë mbledhur prej disa vitesh në një hapësirë virtuale, ku publikojnë parashikimet e tyre dhe përpiqen që të japin një panoramë të qartë të asaj çfarë kërkojnë lexuesit. “Monitor” kërkoi për financat, sipas shenjave të horoskopit në vitin 2018.

Albert Einstein ka thënë se “Kurrë nuk mendoj për të ardhmen, pasi vjen më shpejt seç e pres”, megjithatë tema si: a do të kem të ardhura të mjaftueshme, a do të kem fat po të marr një vendim financiar, a do të jetë 2018 viti i duhur për të hapur një biznes etj.; janë gjithnjë pyetje që ngjallin kërshëri. Lexoni më poshtë parashikimin financiar për vitin 2018 sipas Ganesha.com

 

Dashi

Yjet parashikojnë se fillimi i vitit nuk do të jetë për ju periudha më e mirë financiarisht. Kjo ndodh sepse Afërdita, planeti i lidhur me financat, nuk do t’ju favorizojë. Megjithatë, tranziti i Afërditës do të luajë rol të rëndësishëm në rritjen e financave tuaja. Ju duhet gjithashtu të reflektoni më tepër për vendimet dhe veprimet tuaja të së kaluarës.

Kjo është e rëndësishme në situatën aktuale. Një këshillë: Shmangni shpenzimet e tepërta. Ju duhet të identifikoni fushat e ndryshme në të cilat po shpenzoni para dhe të përcaktoni se ku mund të ndaloni ose të reduktoni shpenzimet. Periudha nga java e fundit e marsit deri në mes të prillit duket e rëndësishme në këtë drejtim. Gjithashtu nga fundi i korrikut deri në mesin e gushtit duket se s’do të keni periudhë të mirë për fitime monetare apo aktivitete financiare. Kështu, ju duhet të shmangni investime gjatë kësaj periudhe. Yjet ju këshillojnë të shmangni blerje pronash gjatë 2018-s.

Periudhat më të mira nga pikëpamja financiare

7 mars deri në fund të prillit
27 qershor deri në fund të gushtit
6 tetor deri në mes të nëntorit

Demi

Merkuri, i cili drejton shtëpinë tuaj të dytë, do të luajë rol të rëndësishëm në çështjet tuaja financiare. Në fillim të vitit, ju mund të keni një ndjesi që keni bërë disa fitime të mëdha monetare, me më pak përpjekje. Megjithatë, së shpejti do të ktheheni me këmbë në tokë.

Pas kësaj, mund të jeni të zënë me angazhime që lidhen me profesionin tuaj. Ju do të kërkoni për krijimin e kontakteve me persona me ndikim në mënyrë që të përmirësoni perspektivat tuaja financiare. Ju do ta konsideroni këtë të rëndësishme gjatë kësaj periudhe. Megjithatë, ju duhet të keni një gjë në konsideratë. Ju duhet të shmangni marrjen e vendimeve të rëndësishme financiare kur Merkuri është në opozicion me shenjën tuaj (periudha nga java e fundit e marsit deri në mes të prillit). Pra, duhet të veproni duke mbajtur në mendje të gjitha këto gjëra.
Periudha nga mesi i prillit deri në mes të korrikut duket të jetë e mirë për të rritur fitimet monetare. Kjo do t’ju bëjë të lumtur dhe do të rrisë entuziazmin tuaj. Përveç kësaj, në tremujorin e fundit i vitit do t’ju shfaqen perspektiva të mira për të fituar para. Marrja në konsideratë e rreziqeve do t’ju bëjë të ndiheni më mirë financiarisht dhe mendërisht të lumtur.

Periudhat më të mira nga pikëpamja financiare

Java e dytë e marsit deri në mes të prillit
Mesi i muajit maj deri në javën e fundit të korrikut
Mesi i muajit gusht deri në mes të muajit tetor

Binjakët

Lëvizja e shpejtë e Hënës përcakton zhvillimet financiare. Në fillim të vitit, Hëna është në shenjën e Gaforres, pra është drejtpërdrejt në opozicion me Saturnin, në shenjën e Bricjapit. Ky pozicion planetar mund t’ju shtyjë të hartoni një strategji të sigurt për forcimin e financave tuaja. Kjo është një pikë e rëndësishme dhe mund t’ju ndihmojë në mënyra të ndryshme financiarisht. Periudha në mes të prillit do të jetë e rëndësishme për financat tuaja (duke rritur burimet e të ardhurave).

Megjithatë, tranziti agresiv i Marsit gjatë muajit gusht në shenjën tuaj mund t’ju shkaktojë shpenzime të papritura, gjë që mund të jetë një burim shqetësimi për ju. Ju duhet të trajtoni me kujdes shumë çështje që lidhen me financat në gusht, për shkak të tranzitit të Marsit. Shmangni marrjen e vendimeve të rëndësishme financiare gjatë këtij muaji. Megjithatë, tremujori i fundit i 2018-s do të jetë një periudhë pozitive për të fituar të ardhura ekstra. Ju duhet të përdorni më së miri këtë periudhë për të forcuar pozicionin tuaj financiar. Kjo është e rëndësishme për ju dhe do t’ju ndihmojë shumë.

Periudhat më të mira nga pikëpamja financiare

Nga mesi i prillit deri në mes të qershorit
27 qershor deri në fund të gushtit
6 tetor deri në mes të nëntorit

Gaforrja

Planetët parashikojnë një vit të shndritshëm për ju në aspektin financiar. Jupiteri do të lehtësojë mundësitë për përfitime financiare.
Jepini mundësi Jupiterit të mençur që t’ju sjellë begati vetëm me metoda etike dhe korrekte moralisht. Gjatë marsit, ju do të keni tendencën të merrni vendime financiare duke ndjekur instinktin. Ganesha ju këshillon të mos e bëni një gjë të tillë.

Ju duhet të merrni vendime të rëndësishme financiare vetëm pas shqyrtimit siç duhet të situatës. Nëse nuk mund të merrni vetë vendime të rëndësishme financiare, ju duhet të kontaktoni ekspertë të fushës dhe të merrni udhëzimet e tyre. Është më mirë të konsultoheni me ata se të bëni gjërat vetë nëse nuk jeni shumë të sigurt për disa çështje. Është e udhës që ju do të investoni para në blerjen e ndonjë toke, si një mënyrë për të shtuar në pasurinë tuaj. Megjithatë, pozicioni i planetëve në tremujorin e parë të vitit 2018 nuk është i favorshëm për të tilla sipërmarrje.

Periudhat më të mira nga pikëpamja financiare

15 prill deri në mes të korrikut
7 gusht deri në fund të vitit
6 tetor deri në mes të nëntorit

Luani

Merkuri është një faktor i rëndësishëm kur bëhet fjalë për çështjet e parave. Jupiteri dhe Marsi mund t’ju ndihmojnë në rritjen e fitimeve dhe krijimin e pasurisë. Jupiteri do të ndryshojë pozicionin e tij në javën e dytë të nëntorit, i cili do të japë një shtytje të mëtejshme për perspektivat tuaja financiare. Jupiteri do të jetë shumë bujar për ju këtë vit.

Tranziti i Afërditës do të hapë rrugë të reja për të fituar para. Ju do të keni shansin për të fituar para edhe në aktivitetin që po kryeni aktualisht. Megjithatë, ju këshillohet të mos merrni vendime të rëndësishme kur Merkuri të jetë në opozicion me shenjën tuaj, për të shmangur ndikimin negativ. Midis mesit të majit deri në mes të shtatorit, planetët ju mbështesin që të blini një pasuri të patundshme.

Periudhat më të mira nga pikëpamja financiare

15 prill deri në mes të korrikut
7 gusht deri në fund të vitit
6 tetor deri në mes të nëntorit

Virgjëresha

Afërdita do të luajë një rol të rëndësishëm në aspektin financiar. Lëvizja e Afërditës është mjaft e rëndësishme për ju.
Megjithatë Afërdita do të jetë në një pozicion jo të favorshëm me shenjën tuaj në fillim të vitit.
Sipas Horoskopit Financiar të Virgjëreshës, Afërdita fillon të ngrihet në horizont diku rreth 21 shkurtit. Gjatë periudhës kur Afërdita është në opozicion me shenjën tuaj nuk këshillohet të merrni vendime të rëndësishme që lidhen me financat.

Transiti i Afërditës nga mesi i prillit deri në mes të majit do të jetë i frytshëm për ju në aspektin e përfitimeve financiare. Gjatë kësaj periudhe mund t’ju hapet një rrugë të re për të rritur perspektivën tuaj financiare.
Megjithëse ju do të keni fitime, disa shpenzime të papritura kanë të ngjarë të marrin një pjesë të mirë të fitimeve tuaja. Duke pasur parasysh këtë, ju do të duhet të planifikoni financat tuaja në periudhën afatgjatë.

Periudhat më të mira nga pikëpamja financiare

15 prill deri në mes të qershorit
15 gusht deri në mes të nëntorit

Peshorja

Fakti që Jupiteri është i pranishëm në shtëpinë tuaj që lidhet me financat është një shenjë e mirë për fitimet tuaja. Ju ka të ngjarë të shtoni të fitimet tuaja, falë mbështetjes së Jupiterit. Pikat e forta: do të keni mundësi të mira për të fituar më shumë para.

Gjatë periudhës kur Afërdita është në opozicion me shenjën tuaj nuk është këshillueshme të merrni vendime të rëndësishme. Tranziti i Afërditës nga mesi i prillit deri në mes të majit do të jetë i frytshëm në aspektin financiar. Gjatë kësaj periudhe mund t’ju hapet ndonjë rrugë e re për të rritur perspektivat financiare. Megjithatë ju duhet të shmangni marrjen e vendimeve të rëndësishme kur Merkuri të jetë në opozicion me shenjën tuaj,
Qershori do të jetë një muaj me shumë potenciale për konkretizimin e të ardhurave.
Periudha mes gushtit deri në fund të nëntorit është e favorshme për të blerë ndonjë pasuri të patundshme. Ju duhet të shmangni nënshkrimin e marrëveshjeve të reja nga fundi i qershorit deri në fund të gushtit.

Periudhat më të mira nga pikëpamja financiare

15 prill deri në mes të qershorit
15 gusht deri në mes të nëntorit

Akrepi

Jupiteri do të mbajë portofolin e financave për ju pasi është edhe guvernator në shtëpinë tuaj të dytë. Jupiteri do të jetë në shenjën tuaj për pjesën më të madhe të vitit. Falë kësaj lëvizjeje ju do të fitoni më shumë para. Do të fitoni para duke bërë më përpjekje minimale. Ky avantazh monetar i shtuar do të rrisë fuqinë tuaj financiare. Pika kryesore: Shpenzimet e familjes suaj mund të rriten.

Në javën e dytë të nëntorit, Jupiteri do të zhvendoset në shenjën e zjarrit të Shigjetarit. Ky tranzit do të jetë i favorshëm për financat tuaja. Megjithatë, shpenzimet që lidhen me familjen tuaj mund edhe rriten. E gjithë kjo mund t’ju vërë në një lloj situate financiarisht stresuese. Pavarësisht gjithë këtyre gjërave, në fund të vitit do të ndiheni i lumtur për të ardhurat tuaja. Në fillim të vitit, për shkak të Afërditës, në opozicion me shenjën tuaj, duhet të shmangni çfarëdolloj marrëveshje që lidhet me blerjen e një pasurie të patundshme. Afërdita do të dalë nga ky pozicion më 21 shkurt. Në mes të prillit, pozicionet planetare do të jenë të favorshme për blerjen e ndonjë prone.

Periudhat më të mira nga pikëpamja financiare

Mes prilli deri në korrik
7 gusht deri në mes të nëntorit

Shigjetari

Në një pozicion jo të favorshëm, Saturni do të drejtojë shtëpinë tuaj të dytë, atë të financave. Po ashtu, Saturni do të qëndrojë në shenjën e vet të tokës, Bricjapi. Ai do t’ju japë një mësim se si të fitoni para dhe si të menaxhoni çështjet që lidhen me financat. Do të përballeni me një periudhë me angazhime duke mësuar kompleksitetin e menaxhimit të financave. Fakti që Marsi do të lëvizë në shenjën e Bricjapit do t’jua shtojë vështirësitë.

Ju duhet t’i trajtoni çështjet monetare me kujdes dhe të ruani rezerva monetare. Lëvizja e Saturnit dhe Marsit në shtëpinë e dytë mund t’ju sjellë shpenzime të papritura. Periudha nga mesi i prillit deri në mes të korrikut është e favorshme për të blerë një pronë apo një makinë të re. Kjo periudhë është e favorshme edhe për rritjen e fitimeve tuaja monetare.
Edhe periudha nga mesi i nëntorit deri në fund të vitit do të jetë pozitive për rritjen e të ardhurave tuaja.

Periudhat më të mira nga pikëpamja financiare

15 prill deri në mes të korrikut
7 nëntor deri në fund të vitit.

Bricjapi

Saturni do të jetë në shtëpinë tuaj të dytë, e cila lidhet me financat. Saturni po ashtu është guvernator i shenjës suaj. Ai do të jetë në shenjën tuaj për gjatë gjithë vitit. Duhet theksuar që Saturni ju bën më të kujdesshëm në çështjet që lidhen me financat. Në të njëjtën kohë, edhe Hëna do të jetë në shtëpinë tuaj të dytë për pjesën më të madhe të vitit. Megjithatë duhet të mbani parasysh që nuk ka rrugë më të shkurtra për të fituar para.

Periudha juaj e mirë për të fituar para nis rreth mesit të prillit dhe do të vazhdojë deri në mes të muajit maj. Ky zhvillim, po ashtu do të rrisë edhe entuziazmin tuaj dhe ju do të ndiheni vërtet mirë në këtë gjë. Edhe mesi i korrikut është një periudhë e mirë, pasi fitimet tuaja do të rriten. Tremujori i fundit i vitit ka mjaft potencial për të fituar para. Periudha nga mesi i marsit deri në mes të korrikut është e favorshme për të nënshkruar marrëveshje, ndoshta ju mund të blini një shtëpi. Por kini parasysh një gjë, para se të nënshkruani një marrëveshje është mirë të këshilloheni me ndonjë ekspert të fushës.

Periudhat më të mira nga pikëpamja financiare

Muaji mars deri në fund të korrikut
Nga mesi i gushtit deri në fund të shtatorit
Nga mesi i nëntorit deri në fund të vitit

Ujori

Jupiteri do të drejtojë, për pjesën më të madhe të vitit, shtëpinë tuaj të dytë, që lidhet me financat. Kjo tregon qartë një rritje të ardhurash për ju. Megjithatë periudha midis 7 marsit deri në mes të prillit nuk është e favorshme për fitime monetare. Ju duhet të shmangni marrjen e çdo vendimi të rëndësishëm financiar gjatë kësaj periudhe.

Edhe periudha 26 korrik deri në mes të gushtit nuk është e favorshme për marrjen e vendimeve financiar. Periudha nga mesi i prillit deri në mes të korrikut është pozitive për fitime të konsiderueshme, ju duhet ta përdorni mirë këtë kohë. Rreth javës së dytë në nëntorit, Jupiteri do të shkojë tek shenja e tij, Shigjetari, kjo është një shenjë e mirë për të ardhurat tuaja.
Nëse doni të blini një shtëpi, periudha deri në mes të nëntorit është e favorshme. Megjithatë ju duhet të tregoheni të kujdesshëm që të këshilloheni me ndonjë ekspert para se të nënshkruani marrëveshjen. Nëse doni të merrni një kredi, Jupiteri do t’ju mbështesë.

Periudhat më të mira nga pikëpamja financiare

15 prill deri në mes të korrikut
Nga mesi i nëntorit deri në fund të vitit

Peshqit

Marsi do të drejtojë shtëpinë e dytë në shenjën tuaj që lidhet me financat. Kjo do të thotë që Marsi do të luajë një rol jetësor që lidhet me financat. Marsi do të shkojë tek shenja e Bricjapit në mes të muajit mars e do të qëndrojë aty deri në mes të majit. Kjo është një periudhë e mirë për të rritur të fitimet tuaja.

Marsi hyn në shenjën e Ujorit dhe është në opozicion të kundërt rreth fundit të qershorit. Marsi rihyn në shenjën e Bricjapit në opozicion me shenjën tuaj rreth mesit të gushtit. Ju duhet të shmangni çdo vendim të rëndësishëm financiar kur Marsi është në opozicion me shenjën tuaj. Këtë gjë duhet ta mbani gjithnjë parasysh, ndryshe do të keni ndërlikime të ndryshme. Ndërsa lëvizja e Afërditës në shenjën e ajrit të Peshores, në javën e dytë të gushtit do të jetë një periudhë e frytshme për ju.

Planetët parashikojnë se ju do të keni fitime monetare nëpërmjet trashëgimisë. Shtëpia e katërt e shenjës suaj drejtohet nga Merkuri dhe u referohet pasurive të patundshme. Periudha nga marsi deri në fund të qershorit është e favorshme për të blerë një pasuri të patundshme. Ju duhet ta finalizoni çdo marrëveshje para se Merkuri të shkojë në opozicion me shenjën tuaj (23 mars – mesi i prillit). Ju mund të fitoni të ardhura të mëdha duke shitur ndonjë pronë të cilën jua kanë lënë në trashëgimi.

Periudhat më të mira nga pikëpamja financiare

Mars deri në mes të qershorit
Gusht deri në fund të nëntorit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY