Përfundojnë bisedimet greko-shqiptare, nuk ka dekleratë të përbashkët për mediat

Përfundojnë bisedimet greko-shqiptare, nuk ka dekleratë të përbashkët për mediat

120
0
Shares

Kanë përfunduar bisedimet treditore shqiptaro-greke të zhvilluara mes Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias pa u shoqëruar me një deklaratë të ëprbashkët ashtu sic ishte lajmëruar.

Takimi ka qenë i mbyllur për mediat, dhe pas përfundimit të raundit të tretë të bisedimeve, rreth orës 12:00, delegacioni grek është nisur drejt Kapshticës, pa mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat.

Në përfundim të ditës së dytë të bisedimeve me homologun e tij grek, Nikos Kotzias në Korçë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati konfirmoi se është bërë progres i qenësishëm për sa i përket temave të diskutuara.

“Këto janë diskutime jo të lehta, sa i përket faktit që tematika është e gjerë, e shtrirë në kohë, në 70 vite histori. Mund t’u them që kemi bërë progres të qenësishëm. E diela do të jetë gjithashtu një ditë e rëndësishme për vijimin e bisedimeve. Nuk ka asgjë sekrete sepse temat janë thënë nga të dyja palët. Jemi në procesin e shtjellimit të mëtejshëm të argumenteve dhe shpresoj edhe drejt zgjidhjeve konkrete”, deklaroi ministri Bushati.

Prej ditës së premte, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dhe homologu i tij grek, Nikos Kotzias, kanë zhvilluar në Korçë takimin e dytë mbi bisedimet për çështjet e hapura mes dy vendeve, vijim i takimeve në Kretë, në Greqi një muaj më parë.

Në një intervistë televizive një javë më parë, Bushati i ndau në tre etapa problemet midis Shqipërisë dhe Greqisë në të së shkuarës, aktuale si dhe ato të së ardhmes.

Veç temave të ligjit të luftës dhe marrëveshjes së detit, në tryezë janë dhe raportet e sotme mes dy vendeve fqinj, si çështja e vulës apostile, kthimet e emigrantëve në kufi, njohja e lejeve të drejtimit dhe tekstet mësimore.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY