Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Lubonja është i palexuar”, Fatos Lubonja i sulet Pëllumb Xhufit

20/01/2018
Fatos Lubonja: Reforma në drejtësi mund të na cojë në destabilizim
Share on FacebookShare on Whatsapp

Analisti Fatos Lubonja duke folur për Skënderbeun thotë se figura e tij duhet parë përtej mitit. “Duhet ta ndajmë historinë e Skënderbeut nga miti, të mos ngelemi me përralla. Ka ardhur koha të bazohemi në fakte dhe në dokumente”,tha ai i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24.

Ai i referohet botimeve të historianit Oliver Schmitt, teksa flet për Skënderbeun dhe i përgjigjet deklaratave të historianit Pëllumb Xhufi, i cili ka thënë pak ditë më parë se Lubonja është i palexuar për këtë çështje dhe se duhet t’i rrijë larg Skënderbeut. “Të merret me punë të tjera por me Skënderbeun Jo! Po e them edhe njëherë Fatosi është i palexuar”,- ka thënë Xhufi.

Nga ana e tij Lubonja e cilëson injorant Xhufin. “Unë nuk jam historian, por s’mund të thuash që jam i palexuar. Pikërisht këta njerëz si Xhufi e kanë bërë ketë vend të të shihet ende si vend Stalinist. E dëgjoni çfarë thotë?! Të qendrojë larg sikur ky e ka monopolin! Kjo është injorancë. Kur flitet për histori është një e vërtetë që nuk e ka as njëri as tjetri. Ky thotë mos e boto këtë qëndro larg. Kjo është injorancë”.

Sa për deklaratat e thëna nga Aurel Plasari se Skënderbeu nuk është rrëmbyer asnjëherë nga turqit, por është rritur e stërvitur në Krujë, Lubonja thotë se është një tjetër deklaratë vetëmburrëse.

“Me sa di unë i punësuar i osmanëve ka qenë i ati. Me këtë del sikur ishim ne shqiptarët që e edukuam Skënderbeun. Fakt është që ai ishte jeniçer, se si përdoreshin se si edukoheshin jeniçerët këtë nuk e dimë. Pra, në të gjithë këtë deklaratë ka një nevojë për vetëmburrje”,- sqaroi ai, raporton Balkanweb.

Sa për deklaratat e thëna nga Aurel Plasari se Skënderbeu nuk është rrëmbyer asnjëherë nga turqit, por është rritur e stërvitur në Krujë, Lubonja thotë se është një tjetër deklaratë vetëmburrëse, ashtu siç ju pëlqen shpesh shqiptarëve.

“Me sa di unë i punësuar i osmanëve ka qenë i ati. Me këtë del sikur ishim ne shqiptarët që e edukuam Skënderbeun. Fakt është që ai ishte jeniçer, se si përdoreshin se si edukoheshin jeniçerët këtë nuk e dimë. Pra, në të gjithë këtë deklaratë ka një nevojë për vetëmburrje”,- sqaroi ai, raporton “Balkanweb”.

Lubonja shtoi ndër të tjera se vlera e vetme e mitit të Skënderbeut në kohën e sotme është t’i bëjë shqiptarët të presin ende që Skënderbeu të vijë e t’ju sjellë lirinë.

“Figura e Skënderbeut kështu siç e trajtojmë ne si mit për mendimin tim është fenomen kulturor, ky lloj miti është miti që i bën shqiptarët të vazhdojnë ende të presin Skëndërbeun t’ju sjellë lirinë. Ne na duhet të ndërtojmë shtetin por nuk mjafton një figurë, nuk mjafton as Edi Rama dhe as Enver Hoxha se edhe ai shihej si Skënderbe. Edhe tani del ajo Spiropali dhe e quan Ramën Skënderbe. Ne kohën e sotme ai që bëhet Skënderbeu i radhës që e përdor Skënderbeun bëhet dhunuesi ynë”, shtoi Lubonja, raporton “Balkanweb”.

Tags: lubonjapellumb xhufiskenderbeu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.