Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjermani, bëri synet të birin 6 vjeç, shqiptari rrezikon burgun

20/01/2018
Gjermani, bëri synet të birin 6 vjeç, shqiptari rrezikon burgun
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një burrë 35-vjeçar i besimin islam nga Kosova, me qëndrim në Gütersloch mund të dënohet me heqje lirie. Kjo mund t`i ndodhë për shkakun se e ka bërë synet të birin 6 vjeçar, kundër vullnetit të fëmijës dhe të nënës së tij e cila jeton e ndarë nga 35-vjeçari. Gruaja, e cila po ashtu është e besimit mysliman, ka të drejtën e kujdestarisë për djalin dhe një vajzë, shkruan westfalenblatt.de.

Por, me lejen e saj, në vitin 2015 dy fëmijët kishin kaluar pushimet verore te babai, transmeton albinfo.ch. Ai e kishte shfrytëzuar këtë kohë dhe e kishte çuar të birin në një ordinancë mjekësore në Essen, e cila bën ndërhyrjen kirurgjikale të circumcisionit (synetisë) sipas ritualit mysliman.

Vogëlushi nuk donte të bëhej synet ndërsa nëna e tij e kishte paditur babanë e vogëlushit, ose ish-bashkëshortin e saj. Ai ishte dënuar nga Gjykata Penale e Essenit me 6 muaj burg me kusht për shkaktim të qëllimshëm të lëndimit trupor. Por për prokurorinë, ky dënim kishte qenë tepër i butë.

Pas ankesës së bërë nga prokuroria, gjykata superiore, ajo e Landit, e dënon kosovarin me 1 vjet burg, sërish me kusht. Gjyqtarët e kishin gjykuar si rrethanë rënduese faktin se viktima kishte qenë në moshë relativisht të rritur dhe përkundër kësaj, nuk i ishte lejuar të deklarohej për vete, përcjell albinfo.ch. Veç kësaj, edhe fakti se burri kishte vepruar kundër vullnetit të gruas, nënës së fëmijës, përbën një rrethanë rënduese.

Por për prokurorinë, edhe dënimi me një vit burg me kusht duket shumë i ulët. Kështu, ajo e ka dërguar rastin në Gjykatën e Lartë të Landit, në Hamm, ku ka pasur sukses.  Kjo gjykatë ka autorizuar një dhomë tjetër të Gjykatës së landit për ta bërë rigjykimin e lëndës.

Sipas Gykatës së Lartë të Landit, gjyqtarët që e kishin pasur në dorë lëndën, kishin dështuar të sqaronin se si ka rrjedhur ndërhyrja e synetisë, transmeton albinfo.ch. Ata nuk i kanë pasqyruar as përmasat e dhembjes dhe as ngarkesën psikike që ka pasur vogëlushi në atë rast.

Po ashtu duhet sqaruar se çfarë pasojash fizike dhe shpirtërore për jetën e mëtutjeshme të vogëlushit do të ketë e gjithë kjo. Në vendimin gjyqësor thuhet më tutje se prindërit që kanë të drejtën e përkujdesjes së fëmijës janë të detyruar ligjërisht që lidhur me një operacion të planifikuar të diskutojnë me fëmijën në mënyrë të përshtatshme për moshën e tij dhe të përpiqen që të bindin atë për ta dhënë pëlqimin. Kur t`i ketë sqaruar të gjitha këto, procesi i ri mund të sjellë një dënim më të ashpër, madje, edhe dënim efektiv, pra jo më me kusht!

Në shenjë respektimi për hebrenjtë dhe myslimanët (qe e kanë në traditë synetinë), Parlamenti Federal në vitin 2012 e kishte lejuar këtë lloj ndërhyrjeje, përcjell albinfo.ch. Por, paragrafi 1631d i Kodit Civil e thotë shprehimisht se kjo leje ka të bëjë me fëmijët meshkuj “të paaftë për të kuptuar dhe gjykuar”. Ndërsa një fëmijë 6 vjeçar, nuk bën pjesë në këtë kategori.

Tags: babaiburgDENIMDjalisynet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.