Brenda janarit do të ndërpriten të gjithë komandimet e prokurorëve që janë firmosur nga ish kryeprokurori Adriatik Llalla. Kryeprokurorja Arta Marku firmos ndërprerjen e komandimeve të prokurorëve. Të gjithë Prokurorët e komanduar do të kthehen pranë prokurorive ku janë emëruar.
Deri tani janë ndërprerë komandimet për 6 prokurorë. Ndërsa mësohet se në të gjithë vendin përllogariten rreth 30 prokurorë të komanduar.
Burime të besueshme bëjnë me dije se vëmendja është përqëndruar në Tiranë e Durrës, ku do të kryhen të gjitha verifikimet e rastit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/