Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tregtarët e mëdhenj të naftës blejnë rafinerinë e Fierit

19/01/2018
Tregtarët e mëdhenj të naftës blejnë rafinerinë e Fierit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një grup operatorësh në tregun e karburanteve kanë blerë rafinerinë më të vogël të ARMO-s, atë të Fierit, e vetmja që mund të dalë me fitim për shkak se prodhon bitum, një material shumë i kërkuar në ndërtim. Por kjo shitje nuk ndryshon asgjë te borxhet që ARMO i ka shtetit.

Në kulmin e krizës që ka shkaktuar mbyllja e ARMO-s, një nga dy rafineritë e saj, ajo e Fierit është shitur në ankand përmbarimor për llogari të një banke private. Sipas dokumenteve të ankandit, rafineria është blerë për 5 milionë dollarë nga kompania AL Global, ku bëjnë pjesë disa nga grupet më të mëdha të tregtimit të karburantit në vend si Kastrati apo Europetrol.

Rafineria e Fierit është më e vogla nga dy rafineritë e ARMO-s. Rafineria e Fierit nuk prodhon karburant, por vetëm bitum, një material shumë i kërkuar në sektorin e ndërtimit. Blerësit e rinj i thanë Top Channel se brenda muajit tjetër Rafineria e Fierit do të vihet në punë me kapacitet të plotë, me fuqi maksimale punëtore për të prodhuar bitum, kryesisht për eksport.

Ndonëse është një pjesë e vogël e ARMO-s, rafineria e Fierit ishte lënë peng nga Rezart Taçi te një bankë private për 20 milionë euro. Prej 2 vjetësh banka e sekuestroi, në përpjekje për ta shitur.

Në fillim të vitit 2016 rafineria u nxorr disa herë në shitje për llogari të bankës, por nuk pati asnjë ofertë, edhe pse çmimi u ul nga 20 milionë euro në në 5 milionë euro. Pas dy dështimeve, banka pranoi që rafinerinë t’ia japë me qera kompanisë TPD Drilling, e lidhur me biznesmenin Besnik Sula, e cila e shfrytëzoi atë për disa muaj. Por në tetor të 2016-ës, i njëjti grup përmes kompanisë IRTC arriti të marrë në shfrytëzim rafinerinë e madhe të ARMO-s, atë të Ballshit, në një marrëveshje të bekuar edhe nga qeveria. Mirëpo në këtë moment rafineria e vogël e bitumit në Fier u mbyll.

Në llogaritë mes ARMO-s dhe shtetit shqiptar, shitja e rafinerisë së Fierit nuk ndryshon asgjë sepse ajo ishte pronë e bankës. Borxhet qindra milionë euro, që ARMO ka krijuar në shtet, që nga privatizimi i saj, i përkasin rafinerisë së Ballshit dhe i mbeten po kësaj rafinerie si edhe kompanive që e kanë shfrytëzuar, duke filluar nga Rezart Taci, më pas azerët e së fundmi Besnik Sulaj. Në 10 vitet e fundit, këto borxhe duke përfshirë edhe gjobat llogariten në rreth 300 milionë euro. Para që po të ishin mbledhur, do të ishin përkthyer në investime publike për të mirën e përgjithshme.top channel

Tags: ARMOrafineria e fierit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.