Gjiganti i pornografisë “Pornhub” ka publikuar të dhënat për vitin 2017, mes të cilave hartën botërore të preferencave, që tregon se çfarë materiale nga kategoritë e kësaj faqeje shikojnë më shumë banorët e çdo shteti.
Harta e Shqipërisë është ngjyrosur me lejla, ashtu si e Kosovës dhe e Italisë. Pra vizitorët nga Shqipëria kanë klikuar më shumë video në kategorinë “MILF”, materialet me skena ku aktoret që performojnë janë femra të grupmoshës 30-50 vjeç.
Preferencë kjo që ka ndryshuar nga një vit më parë. Në 2016-ën kategoria me e klikuar nga shqiptarët ishte “lesbian”, materialet me skena ku femrat kryejnë marrëdhënie seksuale me njëra–tjetrën.
Një tjetër e dhënë që jepet në raportin për vitin 2017 për Shqipërinë është se meshkujt shohin më shumë pornografi se femrat.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/