Policia Kufitare e Muriqanit sekuestron 4 kilogramë e 476 gramë heroinë, arreston trafikantin e dyshuar
Shërbimet e Policisë Kufitare në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve të forta narkotike, kanë ushtruar kontroll të detajuar në mjete në pikën dalëse drejt Malit të Zi.
Në vijën e dytë të kontrollit, në automjetin tip “Renault” me targë AA 320 LY, me drejtues shtetasin Petraq Greku u konstatua se në gomat e makinës, në brendësi të disqeve ishte fshehur lëndë narkotike.
Ajo rezultoi 4 kilogramë e 476. 6 gramë heroinë, sasia më e madhe e këtij lloji e kapur këtë vit nga Policia Shqiptare.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin Petraq Greku, 57 vjeç, banues në Tiranë i cili udhëtonte drejt Italisë. Materialet i kaluan Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/