Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRI & FOTO/ Greqi, shqiptari që vrau gruan greke, kërkon të takojë fëmijët e tij

18/01/2018
EMRI & FOTO/ Greqi, shqiptari që vrau gruan greke, kërkon të takojë fëmijët e tij
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dy vjet pasi shqiptari Klodi Lesi vrau bashkëshorten e tij Lela Mavromati në Greqi, mediat helene i janë rikthyer sërish kësaj çështje. Vuajtja në familjen e saj është ende e rëndë. “Sigurisht që nëna e tyre mungon. Ata duhet të thonë edhe fjalën Mami, “tha babai i Lelës, Charalambos Mavromatis për mediat greke, raporton Ora News.

Prindërit e saj kanë marrë përsipër dy djemtë që la pas, të moshës 6,5 dhe 8 vjeç. Ndërsa Klodi Lesi 37-vjeçari i cili goditi për vdekje nënën e fëmijëve të tij para djalit të madh dhe e rrëmbeu atë për 18 ditë, tashmë kërkon që të komunikojë me ta.

Familja Mavromati pretendon se do të marrin të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e dy fëmijëve. Megjithatë, ata kanë frikë se ndoshta në të ardhmen babai i tyre përpiqet të komunikojë me fëmijët dhe t’i bëjë keq atyre. Dy djemtë e rinj jetojnë në Ormylia Halkidiki së bashku me gjyshin dhe gjyshen e tyre.

Ja çfarë tha shqiptari që vrau bashkshorten pas arrestimit nga policia.

Klodi Lesi, shqiptari i cili në janar të këtij viti vrau gruan e tij greke dhe u zhduk për disa ditë në arrati me djalin katërvjeçar, tregoi me një letër të hapur arsyet që e çuan në krimin ndaj bashkëshortes. I penduar, 34-vjeçari u kërkon falje prindërve të vajzës, por njëkohësisht i bën ata fajtorë për shkatërrimin e familjes së tij.

Klodi tregon problemet që lindën në familje qyshkur bashkëshortja e tij Leila nisi të afrohej me të ëmën pas lindjes së djalit të parë. Çifti i kishte ndërprerë marrëdhëniet me prindërit e vajzës pasi Klodi dhe Leila u njohën dhe vendosën të jetonin së bashku në vitin 2008. Pas lindjes së dy djemve, sjella e gruas nisi të ndryshonte dhe ajo i kërkoi të shoqit që të zhvendoseshin për të jetuar me prindërit e saj. Kjo bëri që çifti të kishte vazhdimisht përplasje, edhe pse në vitin 2014 ata erdhën për herë të parë në Shqipëri në mënyrë që fëmijët të njiheshin me prindërit e Klodit.

Pas kthimit në Greqi, Leila kërkoi divorcin dhe Klodi e pati gjithmonë e më të vështirë të takonte dy djemtë. Natën e krimit ai kujton se nga dëshpërimi kishte konsumuar shumë alkool dhe se mbante mend vetëm duart me gjak.

Tags: femijegreqiKlodi Lesitakimvrasesi grua

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.