Përse nuk ka ilaçe për mësuesen me kancer?

Përse nuk ka ilaçe për mësuesen me kancer?

198
0
Shares
Koço Kokëdhima *

Një nënë nga Rrësheni me profesionin mësuese, pak ditë më parë, ia ngeci në grykë kryeministrit Rama, batutat prej gaztori dhe retorikën boshe për “sukseset” e qeverisë së tij. Ajo i tregoi atij një të vërtetë të dhimbshme që e dinë të gjithë shqiptarët, përveç atij dhe ministrave që u bënë miliarderë me politikë: në spitalin Onkologjik prej kohësh mungojnë ilaçet kundër kancerit. Ja si u përgjigj kryeministri: “Kjo është një çështje fondesh dhe sigurisht, mundësitë tona nuk janë të pakufizuara. Bëhet fjalë për kura shumë të shtrenjta”. E vërteta është krejtësisht ndryshe. Vetëm pak javë më parë, më 19 dhjetor 2017, ka futur duart në buxhetin e shtetit, për t’i dhënë sh.p.k.-së së tij 820 mijë euro parapagim, për ndërtimin e inceneratorit të mbetjeve në Fier, pa nisur fare punimet. Qeveria qenka në vështirësi për të gjetur paratë që mbajnë në jetë të sëmurët me kancer, por jo për ata që do të mbushin ajrin me kancer, duke djegur plehrat e Europës. Vetëm për vitin 2017, kompania  “Integrated Technology Ëaste Treatment” ka përfituar 5,8 milionë euro, pa nisur ende punimet. Meqe jemi te shëndetësia, çfarë bëri qeveria me koncesionet e famshme në këtë fushë? Kompania koncesionare, të cilës i dha shërbimin e check up, është paguar pothuaj dyfish për një shërbim që e ka marrë vetëm gjysma e qytetarëve të parashikuar dhe me cilësi skandaloze, duke nxjerrë shumë gra të sëmura me prostatë! Qeveria, deri më tani ka autorizuar 311 milionë euro pagesa për 4 koncesione në shëndetësi. Nëse kjo shumë do të investohej në shërbimet e sektorit publik, padyshim që Shqipëria do të kishte shërbimet mjekësore më të mira në rajon dhe me standarde europiane. Specialistët thonë se me këtë shumë marramendëse parash, vendi do të kishte të paktën 5 qendra të mëdha spitalore komplekse dhe do të plotësonte të gjitha nevojat e shërbimit me pajisje mjekësore, përfshirë edhe sigurimin e ilaçeve bazë, për të cilat lufton e dëshpëruar mësuesja nga Rrësheni.

Po 300 milionë euro të tjera, po u jep Edi Rama miqve të tij për të prodhuar më shumë kancer, nëpërmjet strategjisë kriminale të ngritjes së tre megafurrave që do të djegin këtu plehrat e gjithë Europës. Qeveria, çdo ditë e më shumë po vërteton se jo vetëm është tërësisht e paaftë, por është katandisur në një bandë kriminelësh e kusarësh që plaçkit, dëbon e vret pa mëshirë dhe çdo ditë këtë popull të varfër e të shtypur. ZGJIDHA do ta përmbysë elitën e kalbur dhe partitë e vjetra politike, që mbajnë peng Shqipërinë dhe po shkatërrojnë jetën dhe shëndetin, ekonominë dhe shtetin e shqiptarëve. Do e përmbysim regjimin çnjerëzor të Tiranës, që bën biznes me vdekjen e popullit! Bashkojuni Zgjidhjes!

#ZgjidhjaPërPopullin

* Komenti i kryetarit të partisë ZGJIDHJA për “shëndetësinë falas”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY