Mund të jetë Mbreti i Xhunglës, por në “shtëpinë” e luanit bosi është gruaja, siç duket nga fotot. Luanesha shihet e tërbuar duke iu hakërryer luanit, i cili fsheh me putra kokën e ulur.
Pamjet janë marrë në Tanzani nga fotografi George Hart, gjatë safarit të tij të parë afrikan.
“Dukej qartë që po grindeshin me njëri-tjetrin. Sapo ishin çiftëzuar kur vendosa të bëja fotot. Ai po bënte trimin dhe shkrepa disa foto, kur luanesha iu përgjigj dhe e bëri që të ulte kokën”, tha fotografi 58-vjeçar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...