Policia e Vlorës ka gjetur në një mjet dy mina me sahat, duke vënë në pranga dhe drejtuesin e saj. Burime zyrtare bëjnë të ditur se në sajë të operacionit “Packages” është arrestuar Roberto Hodaj, 26 vjeç nga Vlora. Gjatë kontrollit në mjetin e tij, tip Benz ML, u gjetën dy minat me sahat.
Ndërsa në banesën e marrë me qira prej tij, i janë gjetur edhe 7 kg kanabis sativa. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 minat me sahat, lënda narkotike, mjeti dhe aparate celular.
Prej Policisë vendore dhe Prokurorisë Vlorë po vijon hetimi me metoda speciale dhe proaktive për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/