Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Zhdukja e Artan Lleshit, rrëfimi i personit që e nxori në pritë: Çfarë më tha në takimin e fundit

17/01/2018
EMRAT & FOTO/ Vrasja në Angli, zhduket në rrethana të dyshimta në Shqipëri, i afërmi i autorit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zbardhet dëshmia e Altin Muratit, i dyshuar për përfshirje në rrëmbimin dhe zhdukjen e Artan Lleshit në nëntor të 2017. I vënë në pranga gjatë një aksioni policor tejet sekret, pak ditë më parë me “akuzën e vrasjes me paramendim, Murati ka rrëfyer njohjen me 40-vjecarin e zhdukur, takimet me të, momentin kur e ka parë për herë të fundit, bisedat që ka zhvilluar me të, por ka mohuar të ketë gisht në krimin e rëndë.

“Artan Lleshin e njoh, se kam punuar me të në Amaliadha të Greqisë. Kohët e fundit kam jetuar në Gjermani. Në shtator u ktheva dhe me Artanin jam takuar disa herë, në Laprakë dhe Paskuqan, ndërsa në një rast kemi udhëtuar bashkë drejt Burrelit dhe jemi kthyer brenda ditës. Për herë të fundit e kam takuar pranë stacionit të autobusit në Babrru, në datën 5 nëntor 2017 rreth orës 11:00. Unë kam qenë me makinën tip Volkswagen Polo, që e kisha marrë në qira. Artani më kërkoi makinën, por nuk ia dhashë. Prej asaj dite nuk jam takuar më me të. S’kam kurrfarë dijenie për vendndodhjen e tij dhe as se çfarë mund ti ketë ndodhur atij”, tha ai.

Por dëshmia e të dyshuarit dhënë përpara oficerëve të policisë, është kundërshtuar nga miku më i ngushtë i të zhdukurit, shtetasi D. R., i cili tregon rrethana të reja për takimet dhe bisedat mes tyre, fakte që janë duke u verifikuar nga hetuesit. Ky dëshmitar ka shpjeguar se, përpara se Artani të zhdukej, ka qenë në shoqërinë e tij, të Altin Muratit dhe një personi të tretë. “Artani iku në makinë me Altinin. E prita, por ai s’u kthye. E telefonova, por numri me dilte i fikur. Prej atij momenti është zhdukur dhe sdimë asgjë për fatin e tij”, tha Altin Murati.

Hetuesit e kanë pyetur të dyshuarin Murati nëse ishte në dijeni të ndonjë problemi që kishte Artan Lleshi. “E dija që ishte në hasmëri, por jo me cilën familje. Artani më ka thënë se i kanë bërë atentat në fshat, në Burrel dhe Tiranë”, u shpreh ai.

40-vjecari Artan Lleshi është zhdukur pa gjurmë prej tre muajsh. Prokuroria ka dyshime se ai është ekzekutuar për motive hasmërie, që kanë lindur prej vitesh mes familjes Lleshi dhe Hoxha. Saga e hakmarrjes mes këtyre dy familjeve, nisi pas vrasjes dhe djegies së Afrim Hoxhës në Angli, krim për të cilin është dënuar Arben Lleshi. BW

Tags: Altin MuratiArtan Lleshizhdukja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.