Të tjera detaje zbardhen nga grabitja që ndodhi dje në kryeqytet në ambientet e brendshme të Hipotekës, ku një person i armatosur pasi kërcënoi arkëtaren e një filialit të një banke të nivelit të dytë mori një shumë parash dhe u largua.
Mësohet se grabitësi i veshur me të zeza dhe me një kapuç e kapele me strehë sapo ka hyrë në ambientet e brendshme i ka drejtuar armën policit privat dhe e ka mënjanuar tek muri. Autori iu ka bërë thirrje të pranishmëve që askush mos të lëvizë. Më pas është afruar te sporteli nr. 3 dhe i ka drejtuar armen arkëtares duke i përsëritur fjalët “leket se të vrava”.
Arkëtarja për disa sekonda ka hezituar dhe nuk ka bërë asnjë veprim. Më pas grabitësi ka goditur me qytën e armës xhamin e sportelit. E trembur pa masë arkëtarja ka hapur kasafortën e arkës dhe i ka futur në një qese të zezë mbeturinash të gjitha paratë. Policia është njoftuar nga alarmi i bankës sapo grabitësi është futur por nuk mundi ta arrestojë në flagrancë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/