Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vetting-u në Polici propagandë, Fatmir Xhafaj po bën rokadën e mafias

16/01/2018
ZYRTARE/Xhafaj merr në dorëzim blloqet e Tahirit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në polici nuk ka Vetting por po ndodh rokada e mafias. Kështu ka reaguar PD pas denoncimit të oficerit të Policisë së Shtetit, Julian Balliu, të implikuar në trafik kokaine. Sipas Arben Ristanit, Sekretar i Përgjithshëm i PD, Balliu është arratisur si tre kolegë të tjerë të akuzuar dhe masa e pezullimit ndaj tij ndërmarrë nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është vetëm propagandë.

Deklarata e plotë e Arben Ristanit

Në polici po ndodh rokada e mafias. Policët trafikantë të kanabisit, po zëvendësohen me policët trafikantë të kokainës. Publikimi në disa media i lidhjeve të ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe oficerëve të lartë të policisë me trafikun e drogës, janë faktet e reja që provojnë se në polici, nuk po ndodh Vetting, por zëvendësimi i një kupole mafioze me një tjetër. Po ndodh rokada nga Habilajt te Xhafajt.

Portali Politiko.al publikoi bisedën mes bandës së Habiljave, që bënin llogaritë e fitimeve të Saimir Tahirit nga trafiku i drogës. “5 milionë euro në muaj” – thotë Moisi Habilaj, që përdorte për trafik droge makinën e Ministrit të Brendshëm.

Me paratë që fitonte nga droga, Saimir Tahiri mund të shkonte në Hënë, sipas trafikantëve, por në fakt, paratë e drogës janë përdorur në fushatë elektorale nga Saimir Tahiri për të bërë Edi Ramën kryeministër.

Me një drejtësi të pakapur nga krimi, Saimir Tahiri nuk do të shkonte në hënë, siç thotë Habilaj, por thjesht në burg, duke marrë me vete edhe bosin e vet të vërtetë, Edi Ramën.

Emisioni “Fiks Fare”, zbuloi mbrëmë me zë dhe me figurë sesi një oficer i lartë në Policinë e Shtetit, Julian Balliu,  është pjesë e krimit të organizuar që trafikon drogën më të shtrenjtë në treg, kokainën.

Ky nuk është i vetmi oficer policie i përfshirë në organizatat kriminale që trafikojnë drogë. Sipas raportit zyrtar të shërbimit sekret, 128 oficerë policie, përfshirë edhe drejtues të lartë të saj, kanë marrë pjesë dhe kanë përfituar nga trafiku i kanabisit.

Deri tani nuk është bërë publike asnjë masë e marrë ndaj tyre, ndërsa tre drejtues të policisë në qarqe, të akuzuar për lidhje me Habilajt dhe Tahirin, janë në arrati.

Urdhri i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për pezullimin e oficerit të përfshirë në trafikun e kokainës është veç një nga masat propagandistike, sepse media raporton se Julian Balliu është arratisur, njësoj si tre drejtuesit e tjerë të lartë të policisë.

Pezullimi nga Fatmir Xhafaj është propagandë, njësoj si Vetting-u që thotë se do të bëjë në polici vëllai i Agron Xhafës, që është dënuar për trafik ndërkombëtar kokaine.

Partia Demokratike shpreh bindjen se pa largimin e Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës, si koka që mbron krimin e organizuar në Shqipëri, nuk do të ketë Vetting të vërtetë në polici dhe as rend dhe siguri për shqiptarët.

Tags: Fatmir XhafajkrimiPDpoliciaVetting

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.