Një çift shqiptar janë arrestuar nga policia doganore në portin e Barit në Itali me akuzën e trafikut të drogës të tipit heroinë. Ata kishin mbërritur në Itali me tragetin e linjës. Në makinën me të cilën kanë udhëtuar nga Shqipëria janë gjetur 5 kg heroinë e njohur si “brown sugar” e fshehur në disqet e rrotave.
Heroina nuk ishte e konfeksionuar në pako por në gjendje pluhuri ishte fshehur drejtpërdrejtë në katër disqet të cilat ishin modifikuar enkas.
Policia e Barit ka nisur hetimet për zbardhjen e bashkëpunëtorëve të çiftit shqiptar si dhe të destinacionin final të kësaj sasie droge të rëndë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/