Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Saimir Tahirit, është hapi i parë drejt arrestimit dhe vënien para drejtësisë të Edi Ramës

16/01/2018
Basha: Saimir Tahirit, është hapi i parë drejt arrestimit dhe vënien para drejtësisë të Edi Ramës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se nisma e opozitës për zgjedhjen e një Prokurori të Përgjithshëm sipas Kushtetutës dhe me Vetting është treguesi më i qartë i vullnetit të opozitës për zbatimin e Reformës në Drejtësi, të pa kapur nga krimi. “E pra ky është një akt i përgjegjshëm politik, i cili bëhet për t’ia davaritur çdokujt dyshimin se Partia Demokratike ka ndonjë axhendë tjetër përveç se përshpejtimit të Reformës në Drejtësi. Se afërmendsh, opozita nuk ka dhe nuk mund të ketë aleatë më të mirë në luftën kundër krimit dhe kriminelëve dhe të korruptuarve, se sa një drejtësi që funksionon”,  u shpreh Basha.

Në aktivin me disa degë të Tiranës, kreu i opozitës tha se, nëpërmjet kryeprokurorit antikushtetues, Rama synon të bllokojë  hetimet për Saimir Tahirin  dhe të diktojë zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për të kontrolluar më pas edhe Prokurorinë e Posaçme për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, duke shkatërruar themelet e Reformës në Drejtësi. “Saimir Tahiri kapet nga antimafia duke përfituar dhjetëra, mijëra euro varëse e byzylykë floriri. 5 milionë euro në muaj nga trafikantët e drogës, dhe Edi Rama ndalon arrestimin  e tij. Përse? Fare e thjeshtë, sepse arrestimi i Sajmir Tahirit, është hapi i parë drejt arrestimit dhe vënien para drejtësisë të Edi Ramës, si koka dhe arkitekti i kanabizimit dhe kriminalizimit të Shqipërisë.  Po mbron veten e tij. Kaq e thjeshtë është!”, tha Basha.

Basha tha se protesta e 27 Majit nuk është një manifestim për interesin e një force politike, por për t’i dhënë zë shumicës së shqiptarëve. “Ne jemi njerëzit që kemi ditur të sakrifikojmë edhe interesat tona politike dhe partiake, siç ishte marrëveshja e 18 Majit, për interes të Shqipërisë ndaj nuk shkojmë për karriken tonë. Nuk shkojmë për të bërë Lulzim Bashën Kryeministër. Shkojmë për të çliruar shqipërinë nga krimi. Për të çliruar drejtësinë nga krimi! Për të çliruar qeverinë nga krimi, për të çliruar ekonominë nga krimi. Vetë protesta do të jetë numerikisht, shumë e shumë herë më e madhe se bashkimi i kopukëve dhe horrave e kriminelëve të Edi Ramës, ndërsa zëri i protestës, do të jetë zëri i shumicës absolute të shqiptarëve”, tha Basha.

Kreu i opozitës shprehu bindjen se në protestë shumica e shqiptarëve do të tregojnë se  nuk pajtohen me Aleancën e Krimit të ndërtuar nga Edi Rama, që po i varfëron çdo ditë dhe po e bën jetën e familjeve shqiptare më të pasigurtë. “John Lennon, me këngën e tij të famshme ‘War is over, if you want it’, “Lufta mbaron po të duash ti”. Edi Rama mbaron, po të duash ti! Ky është mesazhi që do t’i japim çdo shqiptari. Po të duash ti, po të duam ne, Edi Rama mbaron! Ky është mesazhi i protestës. Po të ngrihet populli, po të bashkohen qytetarët, Edi Rama mbaron!”, tha Basha.

Tags: Edi RamaLulzim Bashasaimir tahiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SHKODËR/Asgjësohen tri sera me 6555 bimë cannabis sattiva

Sera e kanabisit në Berat, 133 vite burg për 17 ‘fermerët’. SPAK shpalli pretencën

26/03/2026
Kërcënimi i Kalasë, prokuroria e Tiranës nuk hap çështje penale

Kërcënimi i Kalasë, prokuroria e Tiranës nuk hap çështje penale

26/03/2026
‘Dosja Balluku’/ Berisha: SPAK nuk ekziston më, hetimi u bllokua 3 muaj, prokurori i guximshëm u kërcënua

‘Dosja Balluku’/ Berisha: SPAK nuk ekziston më, hetimi u bllokua 3 muaj, prokurori i guximshëm u kërcënua

26/03/2026
Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

Kërcënime me jetë ndaj Ardiana Kalasë, Policia referon rastin në Prokurorinë e Tiranës

26/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SHKODËR/Asgjësohen tri sera me 6555 bimë cannabis sattiva

Sera e kanabisit në Berat, 133 vite burg për 17 ‘fermerët’. SPAK shpalli pretencën

26/03/2026
Kërcënimi i Kalasë, prokuroria e Tiranës nuk hap çështje penale

Kërcënimi i Kalasë, prokuroria e Tiranës nuk hap çështje penale

26/03/2026
‘Dosja Balluku’/ Berisha: SPAK nuk ekziston më, hetimi u bllokua 3 muaj, prokurori i guximshëm u kërcënua

‘Dosja Balluku’/ Berisha: SPAK nuk ekziston më, hetimi u bllokua 3 muaj, prokurori i guximshëm u kërcënua

26/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.