Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ANALIZA/ Baton Haxhiu: Ivanoviqi u vra për një arsye tjetër

16/01/2018
“Ivanoviq vrau 49 shqiptarë”!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gazetari nga Prishtina,  Baton Haxhiu përmes një analize të botuar nga “Klan Kosovë” me titull “Vrasja e Oliver Ivanoviçit si shenjë e ndarjes së Kosovë”, jep versionin e tij për vrasjen e liderit të serbëve të Veriut, duke shtuar se ai renditet mes njerëzve që nuk e donin ndarjen e Kosovës. Ndërsa tregon se e njihte personalisht, Haxhiu thotë se të gjithë serbët që ishin në Parlamentin e Kosovës janë eleminuar në një mënyrë apo tjetrën (politikisht) që Aleksandar Vuçiç ta ketë më të lehtë dialogun dhe ta mbajë nën kontroll të gjithë procesin.

“Ç’të thuhet për këtë vrasje?

Krejt kjo situatë, përfshirë edhe vrasjen e Oliver Ivanoviqit, po fshin gjithçka që është arritur në Kosovë.

Oliverin e kam njohur personalisht për më shumë se 20 vite.

Kemi dialoguar dhe kemi pasur mospajtime serioze. Por, ai ka qenë i qartë në kërkesat e tij për serbët e Kosovës.

Oliveri e ka ditur saktë se çfarë krimesh ka bërë Serbia me shqiptarët dhe ka qenë i qartë se ajo ka qenë koha më e dhunshme.

Mirëpo, ana e tmerrshme e këtij problemi është se – ndonëse të gjithë ne jemi të bindur për këtë – për 20 vite nuk dimë të propozojmë një zgjidhje.

Pse është vrarë Oliveri dhe pse s’më bëhet të shkruaj më gjatë?

Ai sigurisht nuk është vrarë për gjyqin e tij për krime lufte. Më herët kishte deklaruar për revistën NIN se burgun e kishte nga serbët dhe jo nga shqiptarët.

Oliveri ka qenë kundër idesë për ndarjen e Kosovës.

Zëri i serbëve kosovarë ndaj të cilit qeverisja aktuale në Beograd nuk ka pasur pushtet dhe ndikim.

Ishte kundër ndarjes për shkak të qëndrimit se brenda në Kosovë ka më shumë serbë se sa që ka në veri.

Një ditë, ndoshta, do të dihen vrasësit. Ata edhe do të mund të eliminohen nga vetë porositësit e tyre.

Kjo luftë që ende vazhdon është bërë e neveritshme për faktin se ne të gjithë në Ballkan po lejojmë që të udhëhiqemi nga ata që kanë dëshirë të vrasin.

Fatin e Oliverit, jo me vrasje fizike por politike, e kanë përjetuar të gjithë serbët lokalë që ishin në Parlamentin e Kosovës.

Ata u eliminuan politikisht që Aleksandar Vuçiq ta ketë më të lehtë dialogun dhe ta mbajë nën kontroll të gjithë procesin. Vuçiq ka dashur që vet ta udhëheq dialogun dhe të ketë përkrahje nga ndërkombëtarët.

Dhe këtë eliminim politik të serbëve lokalë e ka bërë me përkrahjen e madhe të BE-së, SHBA-së dhe Rusisë.

Një zë tjetër i ngjashëm me Oliver Ivanoviqin është peshkopi Teodosije.

Edhe ai është kundër ndarjes dhe i takon vijës së Sava Janjiq.

Edhe Teodosije nuk do jetë më në Kosovë. Do e shpërngulin larg, në Australi.

Çfarë porosie është kjo?

Fryma e ndarjes është forcuar.

Oliver Ivanoviq është viktima e parë e kësaj kauze, e cila aminin e ka edhe jashtë Kosovës dhe Serbisë”.

Tags: baton haxhiuOliver Ivanovic

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.