Greqi, pranga 3 trafikantëve shqiptarë të drogës, si ra policia në gjurmët...

Greqi, pranga 3 trafikantëve shqiptarë të drogës, si ra policia në gjurmët e bandës nga një grua pjesë e rrjetit

177
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia greke k parandaluar hedhjen në tregun e Selanikut të më shumë se 90 kilogramë kanabis, pas arrestimit të tre shtetasve shqiptarë, dy meshkuj dhe një femër. Gjithçka ka nisur mbrëmjen e të shtunës, kur pas kontrollit në banesën e një gruaje 27-vjeçare, policia gjeti dhe sekuestroi 8,7 kg kanabis, një pistoletë me silenciator, një peshore precizioni dhe shënime mbi trafikun e drogës.

Pas investigimeve, policia arriti të dielën të gjente dhe arrestonte dy shtetasit e tjerë shqiptarë, njeri prej të cilëve, me moshë 30 vjeç, ishte kreu i grupit kriminal.

Në një banesë që grupi e përdorte për magazinimin e drogës, u gjetën 83,2 kg kanabis, e ambalazhuar në 82 paketa. Një sasi prej 200 gramë kanabis e tipit çokollatë, 2 peshore precizioni elektronike, 2.860 euro dhe 6.000 lekë, që policia thotë se ishin produkt i trafikut të lëndëve narkotike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY