SPECIALE/Ja si u vranë oficerët e SHIK-ut në Vlorë, më 28 shkurt...

SPECIALE/Ja si u vranë oficerët e SHIK-ut në Vlorë, më 28 shkurt 1997

1751
0
Shares
BALSH, ALBANIA, 15 MARCH 1997 --- Albanian militiamen hold a piece of road linking Albania's south with the capital Tirana. Anarchy broke out in the troubled Balkan nation after pyramide schemes collapsed earlier last month. Tens of thousands of AlbaniNorthfoto have taken the law into their own hands, demanding the government step down and their money be returned. (C) Photo Credit: Mark H. Milstein/ Northfoto

Nga  Kostandin Koliqi

Dëshmia e rrallë e oficerit të Shërbimit Sekret të Ushtrisë, njeriut që pa me sytë e tij masakrën ndaj oficerëve të SHIK-ut në Vlorë dhe ishte i fundit që mundi të komunikonte me ta. Kostandin Koliqi, oficer karriere i specializuar në shërbimet sekrete amerikane, turke dhe gjermane, rrëfen ditën e 28 shkurtit, tmerrin e përjetuar para dhe gjatë sulmit në godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar, ekzekutimin pa mëshirë të punonjësve të SHIK-ut dhe mënyrën si rrodhën ngjarjet. Në një rrëfim të rrallë dhe kontrovers, Koliqi tregon me gisht edhe njerëzit që ai thotë se janë përgjegjës për ato që ndodhën. Dëshmitari okular i historisë së errët të ‘97-ës, oficeri i Shërbimit Informativ të Ushtrisë rrëfen komunikimin e fundit me Lekë Qokun, oficer i SHIK-ut i masakruar në Vlorë, tentativën e dështuar për të shpëtuar Besnik Hidrin dhe detaje të tjera rrëqethëse për sulmin mbi godinën e SHIK-ut

Të nesërmen, më 28 shkurt, vjen nga Tirana, shefi im, S.K. për të diskutuar me mua për një përplasje informacioni, midis atyre që dërgoja unë dhe atyre që dërgonin oficerët e dërguar nga ministri, me detyrën e marrjes së masave për të mbrojtur Repartet Ushtarake, z. P.L. dhe V.B. Përplasja kishte të bënte me atë që informacionet që dërgoja unë, e paraqisnin të ardhmen shumë të zezë dhe ato që dërgonin ata, e shpjegonin si një gjë që do të kalonte shpejt dhe pa pasoja. Disa orë, pasi S.K. u largua nga Vlora, ndodhi ajo që veç të zezës nuk mund ta quash me ngjyrë tjetër.

Më datë 28 shkurt, ora 18:30, isha në trotuarin e godinës së grevës, lulishten afër godinës nuk mund ta shkelte askush, që nuk njihej nga rojet. Në këtë moment, në rrugë, afër godinës, ndalojnë një furgon dhe një veturë, me targa të Lushnjes. Nga vetura zbresin 4 veta. Ata shkojnë drejt shkallëve të universitetit, atje ku ishte drita më e fortë. Fillojnë të improvizojnë një grindje. Nxirret një thikë dhe bëhet sikur goditet. Tjetri që u “godit”, bie në tokë. Tre të tjerët, i hipin makinave dhe nisen në drejtim të SHIK-ut. Personi që ra në tokë, ngrihet dhe bërtet, «me vranë SHIK-asit». «Tek SHIK». Unë shpejtova për në zyrë, në Kuz Baba.

Lidhem me godinën, ku ishin në shërbim 16 veta. Lekë Qoku m’u prezantua si përgjegjës. I them se turmat po vijnë drejt godinës, më shpjego se çfarë po bëjnë. Leka më thotë se turma po vendoste një makinë, riportabël, me kazan të ngritur, në hyrje të portës së oborrit, si duket për t’u mbrojtur nga kundërgoditja që mund të merrnin nga godina. Raportoj lart për situatën e krijuar. Nga Leka më vjen informacioni se bëhej fjalë për rreth 80 deri 100 veta të armatosur. Kishin edhe granatahedhës. Hapet zjarr kundër godinës. Nga vila e Brokajve, qëllohet me mitraloz dhe bëhet zjarr thikë. Qëllohej edhe nga një godinë tjetër, në krahun tjetër të godinës së SHIK-ut, njerëzit që ishin brenda, qëllonin në ajër. Nga turma nuk u vra apo plagos asnjë që ishte aty atë natë. Nga turma qëllohej nga 20 metra larg godinës. Pyes Lekën se çfarë shihte dhe a i shihte ata që hapnin zjarr apo jo? Ai më përgjigjet «Në dhomë shoh vetëm tym e flakë, jashtë shoh vetëm gra dhe fëmijë. Ata që na qëllojnë, janë fshehur pas grave dhe fëmijëve dhe nuk mund t’i godasim dot. Shikojmë vetëm flakët e armëve të tyre. Lidhem, pak me vështirësi me pjesën tjetër të grupit që ndodheshin në Vilat e Ujit të Ftohtë. Ju kërkoj që të kthehen se shokët e tyre janë goditur dhe nëse mund t’i ndihmoni dot. Ata mundën të afrohen deri tek porta e Akademisë Detare, sepse, pjesa tjetër ishte mbushur me njerëz. Nga porta e akademisë, deri te godina e SHIK-ut, është afër 200 m. Nuk mund të jepnin asnjë ndihmë. Gjithçka villte zjarr, ishte llahtarë. Një qytet i armatosur me ç’të mundte, hapte zjarr vdekjeprurës, kundër një grupi punonjësish të shtetit të tyre. Leka më thotë: «Kosta, jam plagosur». Zëri i tij vinte duke u shuar. Ai shton: «Këtu është vetëm tym e flakë. Shoh afër meje dy trupa të shtrirë. Më ka hyrë një plumb në kraharor dhe më ka dalë prapa, në shpatull». Efektivi ishte i armatosur për të mbrojtur zyrat e tyre të punës, por nuk mund të vrisnin gra dhe fëmijë. Por edhe si organ informativ, ne asnjëherë nuk kishim detyrë për të hapur zjarr, aq më tepër kundër turmave. Orët më të tmerrshme të jetës sime.

Rezultate imazhesh për vlore 1997

TV kishin filluar të jepnin lajmin e sulmit të turmave të armatosura kundër SHIK-ut. Lajmet ishin nga më të ndryshmet dhe më të tmerrshmet. Mjet komunikimi ishte vetëm telefoni, të paktën, në ato momente. Me familjen bisedova për herë të fundit, rreth orës 22 të dt. 28 shkurt, pastaj rreth fatit tim, familja dinte vetëm nga ato që thoshte televizori. Tirana kërkonte informacione të hollësishme, me ata që vriteshin dhe piqeshin të gjallë në godinë, duhej të komunikoja në çdo sekondë, por isha tepër i pafuqishëm të ndihmoja. Nga komunikimi telefonik me Tiranën, në një moment, vë re habinë e Presidentit për atë që po ndodhte, qe godina e SHIK-ut u sulmua me armë! Përse kjo habi?! A mos vallë, ai nuk i kishte marrë informacionet, të plotë dhe të saktë, gjatë gjithë muajit, të cilën personalisht, ja bëja prezent sipas detyrës që kisha ministrit të Mbrojtjes, nëpërmjet shefit tim, por edhe direkt ministrit, dhe ai duhej, patjetër t’ia bënte prezente Presidentit. Kjo ishte detyrë për çdo rast dhe jo më për ngjarje të tilla aq madhore? U binda për këtë rreth, orës 2:30 të datës 1 mars, sepse, nga eprori im kryesor, mu kërkua që të merrja një automatik dhe të luftoja kundër një turme prej 10-15 mijë vetash në shumicë të armatosur?! Bindja nuk është fakt, lus Zotin që të jem i gabuar.

Imazh i ngjashëm

Më vonë më doli se nuk isha shumë i gabuar! (Nuk e di se kujt i duhej vdekja ime!) Dëgjoja, urdhrat e Presidentit, të cilët ishin për të mbrojtur objektet, por pa vrarë asnjëri, kundër turmave të mos qëllohej në asnjë mënyrë, dhe këto urdhra qenë të tilla nga fillimi deri në fund të detyrës së tij, ndërsa mua më urdhëronte eprori im që të luftoja kundër turmave, duke e ditur fare mirë se detyra e shërbimeve informative është vetëm dhënia e informacionit dhe jo e të luftuarit. Nga specializimet e bëra në disa shtete perëndimore, me shërbimet e tyre informative, si edhe nga eksperienca, di se pa informacion nuk mund të drejtohet familja dhe jo një shtet i tërë, aq më tepër një shtet si i joni ku gënjeshtra ishte e para dhe e fundit gjatë 45 vjetësh diktaturë komuniste.

Si përfundim, them se nuk jam gabuar, Presidenti nuk është informuar, realisht për atë që po ndodhte dhe që situata po agravohej atje në Vlorë. Ora 12:30, SHIK-u goditet me granatahedhës. Gati, tërë kati i dytë shembet. Në këtë çast ndërpritet komunikimi me telefon. Mbetën për dijeninë time 6 të vrarë, ndërsa 10 të tjerët shqyejnë një nga dritaret e siguruara me hekura dhe dalin duke iu kacavjerrur kodrës. Atje u dalin disa nga banorët vlonjatë, të cilët i strehojnë nëpër shtëpitë e tyre. Evakuimi i tyre për në Tiranë një nga një do të fillonte vetëm pas dhjetë ditësh. Nuk kalojnë shumë minuta dhe më vjen një tjetër telefonatë nga jashtë, që më njoftoi se Besnik Hidri ishte hedhur nga kati i dytë dhe ndodhej tek oborri i shkollës së marinës, e cila është ngjitur me ndërtesën e SHIK-ut. Në të vërtetë, Besnikun e kishte nxjerr atje presioni i goditjes nga granatahedhësi dhe se kolegu ynë e kishte gjetur të shtrirë në bar. Marr në telefon komandantin e marinës, një pusht djalë, për ta ndihmuar sepse Besniku ishte i gjallë. Ai më përgjigjet se nuk mund ta ndihmonte se kishte hall se mos e vrisnin rebelët. Kolegu im merr Besnikun në makinë për ta çuar atje ku i thashë unë, në spital, por rruga ishte plotësisht e bllokuar nga rebelët e armatosur dhe se po t’i shikonin, do t’i kishin vrarë që të dy. Atëherë e porosit që ta dërgonte në Pashaliman, ku më pas do të çoja një infermier. Pas ndërtesës së SHIK-ut u vjen radha depove dhe reparteve, afër godinës. Goditet komanda e marinës dhe shkolla e marinës. Për 2 orë shkatërrohet gjithçka.

Ora 2 e mëngjesit. Rrethohem në Kuz Baba. Nuk sulmohem pasi ndërhyjnë disa oficerë vlonjatë, të cilët pothuajse më marrin në mbrojtje. Numëroj 4 herë tentativë për sulm kundër zyrave që kishim në Kuz Baba. Më në fund, me makinën e një oficeri vlonjat, largohem fshehurazi në drejtim të fabrikës së çimentos, në Pallatin e Sportit dhe mbërrij tek “Kulaçi” në Skelë. Sapo arrij atje, më ndalon një grup i armatosur, rreth 2000 veta. Kishin ngritur një barrikadë në rrugë dhe kishin lënë vetëm një shteg të vogël si kalim. Një burrë, me një hu të madh në dorë, më urdhëron të zbres nga makina.

Imazh i ngjashëm

Nga makina, duke zbritur, para sheshit të universitetit fare afër shikoj 4 trupa të shtrirë. Ishin të shokëve tanë. Një grua i binte njërës prej kufomave me sëpatë, duke e copëtuar. Një tjetër, shumë e shëmtuar në fytyrë, ngjyente duart në trupin e Lekë Qokut. Ai po jepte shpirt. Gruaja e shkurtër, ngjyente duart në gjakun e Lekës dhe ia tregonte turmës, duke u ngërdheshur me histerizëm. Gjaku i kullonte duke i përlyer edhe krahët. Shtanga dhe me hipi një tmerr i vërtetë për atë që po shikoja, por edhe në një farë mënyre, më ndihmoi se më largoi nga ajo frikë që në këto raste e kap njeriun, duke ditur se çfarë mund të më ndodhte, kur isha i rrethuar nga njerëz të armatosur që të vrisnin për qejf.

Të pasnesërmen, më vjen lajmi se ajo grua ishte Luiza Hoxha, ish-deputetja e Kuvendit shqiptar. Ai që kishte hurin, ndoshta në një moment dobësie, më thotë «Ikni frikacakë» dhe na la të lirë. Hyj në Pashaliman dhe gjej 14 oficerë dhe kapterë. Takoj aty oficerin që kishte sjellë Besnik Hidrin. Më tregon vendin se ku e kishte dërguar. Kur hyra atje, pashë që trupi i tij ishte fryrë krejtësisht, gjysmën e krahut dhe syrin e djathtë, e kishte të shpartalluar. E pyeta: «Besniku je?». Ai më përgjigjet vetëm me një lëvizje qepallash. O Zot i madh, si ishte katandisur. Në ato kushte, ishte e pamundur për të bërë diçka për ta shpëtuar nga vdekja. U lutem oficerëve të nxjerrin anijet nga baza në det të hapur për mos t’u pushtuar nga rebelët. Ndërsa ata më përgjigjen: «Ik që këtej se po të gjetën këtu ty, bandat e Gjinushit dhe të Brokës, do të na vrasin edhe ne!» Lajmëroj për ardhjen e një helikopteri. Mbërrin në orën 4 e 15, por për Besnikun ishte shumë vonë.

Besniku, ky djalë i mrekullueshëm dhe nëpunës i shkëlqyer, vdes gjatë rrugës për në spital. Kuadrot që ishin atë natë, ose më mirë ato ore të para të mëngjesit të datës 1 mars 1997 në Pashaliman, u kishte hyrë tmerri nga bandat dhe kreu i tyre që e njihte mirë bazën, pasi kishte punuar aty si ndihmësmjek, me gradën e Kapterit, por tani thirrej Gjeneral.

Por më shumë se kjo, më befasoi Komandanti i Divizionit të Fierit, Gjeneral S. Isufi, i cili më kërkon që të largohem se «… po erdhi Zabiti pastaj, mjerë neve, thotë gjenerali». O Zot i madh, çfarë gjenerali kishte ushtria jonë. Gjenerali ishte me banim në Vlorë. Në darkën e 28 shkurtit, merr djalin e tij, del nga shtëpia dhe, për t’u mbrojtur, siç më tha ai vetë, vjen tek zyra ku unë punoja dhe më vjen pas, derisa unë largohem në drejtim të Sarandës. U largua nga shtëpia me një fëmijë, për t’u ruajtur. Se përse, nuk e kuptoja! Nga kush dhe përse trembesh, gjenerali, ai që do të mbronte popullin, shtetin, vendin a ku di unë se kë, por ende nuk e kam të qartë. Ç’mund të prisnin repartet dhe Atdheu, nga këta gjeneralë. Mbas një peripecie të gjatë, nga rruga shumë e keqe për në Sarandë, arrijmë atje, rreth orën 9 e 30 dhe takoj z. Alfred Duka.

Rezultate imazhesh për vlore 1997

E vë në dijeni për çfarë ndodhi në Vlorë, si dhe për planin që kishin shtabet e kryengritjes për formimin e zonës së parë operative. Vendin kryesor në planet shkatërruese e zinin, bregu i Himarës me repartet ushtarake dhe institucionet e tjera, Sarandë, Delvinë dhe repartet ushtarake të tyre. Gjykoj se nuk më besoi, pasi u mor më tepër me qetësimin tim. Me sa dukej, pamja ime e jashtme, e detyroi të merrej më tepër me mua sesa të më dëgjonte atë që po i tregoja. Arrita të lidhem në telefon me familjen, e t’u tregoj se isha gjallë e se do të mundohesha të kthehesha sa më shpejt në shtëpi.

Gruaja, nga ato që kishte dëgjuar nga televizionet, mezi arriti të besonte se isha unë ai që po i telefonoja dhe se isha gjallë. Pastaj, fola në telefon me z. Safet Zhulali, ministrin tim, i cili edhe ai u habit që isha gjallë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY