Librazhd, vajza pi 19 kokrra paracetamol dhe përfundon rëndë në spital

Librazhd, vajza pi 19 kokrra paracetamol dhe përfundon rëndë në spital

251
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Librazhdit. Një vajzë e re ka pirë një grusht me paracetamol dhe përfundoi në gjendje të rëndë në spital. Rasti u regjistrua në fshatin Bardhaj.

Në kushtet e tronditjes së rëndë nervore A. B. 18 vjeçe është mbyllur në dhomë në banesën e saj dhe ka pirë 19 kokrra paracetamol. Gjendja e vajzës ka ardhur duke u përkeqësuar dhe vetëm kur po manifestonte shenja të rënda helmimi u ka treguar familjarëve, njofton infoelbasani.  Ata e kanë dërguar menjëherë në spital dhe aktualisht ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan për vlerësim. Një grup hetimor po punon për të zbardhur rrethanat që detyruan vajzën që të ndërmarrë aktin fatal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY