Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LUL KULLA/Atentati në Shkodër, detajet e shpërthimit, 7 të plagosur

13/01/2018
FOTO/ Ja si eshte shkaterruar ndertesa nga shperthimi ne Shkoder
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ka shkuar në shtatë numri i të plagosurve nga shpërthimi në Shkodër ndërkohë që shenjestra e supozuar e atentatit, Lulzim Kulla ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, transportuar me helikopter për Tiranë.

Emrat e të plagosurve janë: Arjola Gjonaj 31 vjece, Pjeter Arra 53, Gentian Suca 40, Ditmir Myftia 32, Pjeter Daka 60, Lulzim Kullaj 42 dhe Gardosileviç Rokiq 50 vjece.

Ndërkohë mendohet se eksplozivi i vendosur në ambientet para dyqaneve në pronësi të Kullës ndodhej në fakt në një motor pranë shkallëve të dyqanit dhe ngjitur me makinën e 42 vjecarit. Eksplozivi shpërtheu kur ai ishte pranë makinës.

Kulla ka një lokal në pronësi në të njëtën ndërtesë dhe disa të tjera me qera.

Mendohet se ka qenë rreth 300 gr lëndë eksplozive ndërsa shpërthimi është realizuar me telekomandë në momentin kur shënjestra po hynte në ndërtesë.

Kulla ka mbetur i plagosur rëndë rëndë nga shpërthimi, ndërsa krahas tij, plagë kanë marrë edhe 6 persona të tjerë të cilët kanë qenë kalimtarë të rastësishëm, por mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.  Lëvizjet e Kullës janë monitoruar nga atentatorët dhe në momentin kur ai ka mbërritur pranë biznesit, kanë bërë shpërthimin e telekomanduar. Lulzim Kulla ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar në drejtim të Tiranës për ndërhyrje më të specializuar.

Objekti ku u vendos tritoli është godinë 2 katëshe multifunksionale si klinikë dentare, lokal, shoqata serbo-malazeze, parukeri, shitje tapetash.

Lulzim Kulla është emër i njohur për policinë për shkak të të kaluarës së tij kriminale. Ai njihet si “i forti” i Shkodrës i cili nënshtroi tregtarët e këtij qyteti, duke iu marrë edhe bizneset, ndërsa dyshohet se ka marrë pjesë edhe në torturimin për vdekje të një personi në këtë qytetit, por për ngjarjen nuk është dënuar askush.

Në qershor të vitit të kaluar, Lul Kulla është arrestuar nga policia për kultivim kanabisi në zonën e Dukagjinit, në Shkodër. Ai është mbajtur në burg dhe është liruar pas gjashtë muajsh.

 

Tags: lagja ruslulzim kullashkoder eksploziv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.