EMRI/Kandidati për Drejtor të Përgjithshëm Policie vjen nga zyra e Ramës, por ka një problem

Shares

Një nga emrat që qarkullon për drejtor të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas ikjes së Haki Çakos po është Agron Sojati. Ai aktualisht ushtron detyrën e këshilltarit pranë kryeministrit të vendit Edi Rama.

Por Sojati është shkarkuar nga detyra në polici për abuzim me fondet e një aleati strategjik, sipas kombineës.al.

Agron Sojati, është larguar nga detyra e policisë me shkelje dhe abuzim me detyrën, për abuzim me fondet e Qeverisë Amerikane. Në vitin 2016 Sojati është ndëshkuar disiplinarisht me ulje në gradë si dhe është gjobitur nga Agjensia e Prokurorimit Publik me 200 mijë lekë pasi u gjet me shkelje gjatë auditimit në kohën që kryente detyrën e drejtuesit të antiterrorit. Pavarësisht këtij shkarkimi ai punon si këshilltar për ekstremizmin e dhunshëm në Kryeministri.

Një ditë më parë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka shpallë garën për ngritjen në gradën maksimale për oficerët drejtues të Policisë së Shtetit. Gara në fakt ëhstë e sforcuar dhe po bëhet vetëm që personi i piketuar të marrë atë gradë që kërkon posti i drejtorit të përgjithshëm. Koha për garë është shumë e shkurtër dhe në fillim të shkurtit do të jepet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...