Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lu pas takimit me Xhafën: Ju sjellim prokurorë të FBI për hetimin e Saimir Tahirit

12/01/2018
Lu pas takimit me Xhafën: Ju sjellim prokurorë të FBI për hetimin e Saimir Tahirit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu ka zhvilluar një takim që zgjati rreth një orë e 30 minuta me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, në zyrën e këtij të fundit.

Menjëherë pas takimit Lu ka bërë një deklaratë të fortë. Ai është pyetur nga BalkanWeb nëse në këtë takim janë diskutuar çështje të korrupsionit të nivelit të lartë, siç është ajo e Saimir Tahirit. Lu u shpreh se SHBA-të kanë ofruar mbështetjen e tyre me prokurorë federalë amerikanë dhe agjenci të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara për hetimin e ish-ministrit të Brendshëm.

Ambasadori Lu, gjatë takimit tuaj me Ministrin Xhafaj, a biseduat çështje korrupsioni të nivelit të lartë, si ajo e Saimir Tahirit?

Ambasadori Lu: Çështja e Z. Tahiri kërkon një hetim të plotë dhe proces të paanshëm ligjor. Ashtu si vetë Z. Tahiri dhe shumë udhëheqës të tjerë shqiptarë e kanë thënë, kjo çështje duhet zgjidhur në gjykatë, duke shqyrtuar të gjitha faktet. Bota, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, po e ndjek nga shumë afër këtë çështje dhe çështje të tjera sensitive, si ato të Emiljano Shullazit, Lul Berishës dhe tre gjykatësve të apelit në Durrës. Ne kemi ofruar mbështetjen e prokurorëve federalë amerikanë dhe agjenci të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara për t’i ofruar ndihmë teknike Prokurorisë në kryerjen e një hetimi të plotë, i cili ka për qëllim zbulimin e të vërtetës. Ne do donim të shihnim një hetim më aktiv nga prokurorët dhe policia gjyqësore, dhe e kemi përcjellë këtë mesazh. Në një demokraci të vërtetë, askush nuk është mbi ligjin./BW/

Tags: Donald luhetimetprokuroret te FBIsaimir tahiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.