Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PAZARI/ Në tepsinë për kryepolic, 7 emra si kandidatë

11/01/2018
PAZARI/  Në tepsinë për kryepolic, 7 emra si kandidatë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prej 2 ditësh në krye të Policisë së Shtetit është komanduar zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, Rebani Jaupi, i cili ka zëvendësuar provizorisht Haki Çakon, i cili u shkarkua të hënën me vendim të Këshillit të Ministrave. Por, për emërimin përfundimtar si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, sipas ligjit për Policinë, duhen plotësuar 3 kritere kryesore. Këto kritere plotësohen edhe nga drejtori i komanduar, që nëse do të ndiqej praktika e vitit 2015, kohë ku Çako u emërua drejtor i Përgjithshëm, do bënin që Rebani Jaupi të mos lëvizte më nga ky post, duke u emëruar përfundimisht aty. Kështu ndodhi më 15 prill të vitit 2015, ku Haki Çako, në atë kohë zv.drejtor i Përgjithshëm, që ishte i komanduar prej 15 ditësh drejtor i Përgjithshëm, pas dorëheqjes së Artan Didit, mori përfundimisht detyrën nga e cila u lirua pas 2 vitesh e 9 muajsh, edhe pse mandati është 5­vjeçar. Por duket se Jaupi nuk është emri i vetëm mes drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, që plotë­ son kriteret për të qenë në krye të Policisë së Shtetit. Mes emrave më të përfolur, janë edhe 6 drejtues të tjerë Policie, ndonëse vetëm 3 plotësojnë kriteret e përcaktuara në ligjin e Policisë së Shtetit, shkruan “Panorama”.

Përveç Rebani Jaupit, tashmë i komanduar si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, së fundmi po lakohen si kandidatë potencialë për postin më të lartë policor edhe 6 emra të tjerë. Një prej tyre është Agron Sojati, me një karrierë të gjatë si drejtues në sektorë të rëndësishëm të Policisë, aktualisht këshilltar për sigurinë në Kryeministri. Posti më i rëndësishëm që Sojati ka mbajtur së fundmi në Polici, ka qenë ai i drejtorit të Antiterrorit dhe si i tillë ai ka marrë pjesë në konferenca mjaft të rëndësishme rajonale e më gjerë, për luftën kundër terrorizmit. Po kaq i favorizuar për të qenë kreu i Policisë së Shtetit, për shkak të karrierës dhe eksperiencës, është edhe drejtori i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema. Gjithashtu edhe drejtori i Policisë së Shkodrës, Gjovalin Loka, është një prej emrave të lakuar që plotëson kushtet për të qenë drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Nga ana tjetër, kandidatë për këtë post, janë edhe 3 emra të tjerë. Drejtori i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, Eduart Merkaj, drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu e po ashtu dhe drejtoresha e Përgjithshme e Kufirit dhe Migracionit Aida Hajnaj. Ndonëse kriteret plotësohen nga 4 të parët, edhe emrat e Merkajt, Veliut e Hajnajt, janë lakuar ditët e fundit si drejtues të mundshëm të Policisë së Shtetit.

Për të qenë drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ligji përcakton 3 kritere kryesore që duhen përmbushur nga emrat që do t’i propozohen Kryeministrit nga ministri i Brendshëm. Kushti i parë është grada, që duhet të jetë “Drejtues i lartë”, ose “Drejtues i parë”. Nuk duhet të ketë shtetësi tjetër përveç shtetësisë shqiptare si dhe duhet të ketë një karrierë të paktën 15­vjeçare në Policinë e Shtetit, nga të cilat 10 vite në pozicione të larta drejtuese.

Tags: KANDIDATEkryepolic

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.