Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ARTAN FUGA/ Shqipëria një parcelë kanabisi, një vend tranzit drogash, pa teatër, pa opera, pa akademi, pa muzera…

11/01/2018
Ish-zëvendësministri socialist: Kultivimi i kanabisit vazhdon dhe dihet kush e kontrollon
Share on FacebookShare on Whatsapp
Artan Fuga

Mirë ne festojmë përvjetorin e Skënderbeut, po Skënderbeu do të na festonte për gjendjen ku kemi ardhur pas 25 vjet betejash kundër osmanëve që kemi bërë gjatë tranzicionit?

Vend kapitalist? Ekonomia shqiptare i merr të keqen kapitalizimit sepse përndryshe do të kishte bursë, aksione masive, transparencë financiare për bizneset, do të kishte të drejta në punë dhe jo punë të zezë.

Vend socialist? As ka qenë dhe as është. Se mos është parajsë socializmi!!!

Është demokraci? Çfarë demokracie kur deputetët caktohen me listë nga kryetarët e partive!!! As deputeti e di kush e ka votuar, as elektorati e di se ku shkoi vota e tij! Këtu të drejtën e votës ta ka marrë ligji, këta llomotisin jo dhuna jo kanabisi!

Vend ligjor! Këtu plas kanabisi rrugëve e vjen deri te bregu i Lanës, ku ka ligj këtu sikurse duam ne qytetarët!

Vend ku elektorati vendos? Këtu të gjitha qeveritë gjatë gjithë historisë kanë qenë vetëm të pakicës me përjashtim të qeverisë së parë demokratike që doli me votim plebishitar gati! Pastaj e mori ferra uratën!

Vend europian! Europa e Bashkuar as na pranon te dera, po tronditet nga emigrimi për azil politik, ne themi po shkojmë në Europë.

Gjeni një, vetëm një ligj si në BE dhe do të tërhiqem.

Vend me shanse të barabarta!!! Mos u tallni këtu duhet të kesh mik, kushëri, parà, ose ndonjë gjë tjetër që të bësh përpara!!

Shtet ligjor! Këtu të gjitha i vendosin partitë politike, institucionet janë të politizuara me ligj!

Vend i hapur? Më gjeni një grup të huaj artistik që është sot në Shqipëri! Je profesor të huaj që është sot në Shqipëri!

Çfarë është pra Shqipëria? Pa emër, pa emër.

Apo në rrugën e demokratizimit??? Aha! Po sa vjet, 300 vjet, 500 vjet, apo demokratizohemi apo po shkojmë në të kundërt si shoferat që i hypin autostradës në kundër sens!

Nuk zgjidhen këto çështje me gjuajtje me çizme, as me gjuajtje në kosh, as me çirrje dhe thirrje.

Legjiferoni!

Bëni ligje!

Bëni platforma politike të drejta!

Përndryshe Shqipëria sot rrezikon të bëhet një çmendinë, një vend i izoluar më keq se është bërë, një parcelë kanabisi, një vend tranzit drogash,  pa teatër, pa opera, pa akademi, pa muzera, veç një bunkeri të mjerë që të kall datën aty te ish kafe bar sahati, pas bashkisë.

Tags: artan fuga

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Reportazhi tronditës i RAI-t: Klani Troplini-Doçi kontrollon portin e Durrësit

Reportazhi tronditës i RAI-t: Klani Troplini-Doçi kontrollon portin e Durrësit

01/04/2026
Deputeti socialist Plarent Ndreca në GJKKO, SPAK e kërkon të pandehur për tenderat

Ndreca: Veliaj në super formë, po lexon rreth 200 faqe në ditë

01/04/2026
Operacion antidrogë në Shkodër, arrestohet 41-vjeçari me rreth 10 kg kanabis

Operacion antidrogë në Shkodër, arrestohet 41-vjeçari me rreth 10 kg kanabis

01/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj mungon në seancën e themelit, shtyhet për të premten

01/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Reportazhi tronditës i RAI-t: Klani Troplini-Doçi kontrollon portin e Durrësit

Reportazhi tronditës i RAI-t: Klani Troplini-Doçi kontrollon portin e Durrësit

01/04/2026
Deputeti socialist Plarent Ndreca në GJKKO, SPAK e kërkon të pandehur për tenderat

Ndreca: Veliaj në super formë, po lexon rreth 200 faqe në ditë

01/04/2026
Operacion antidrogë në Shkodër, arrestohet 41-vjeçari me rreth 10 kg kanabis

Operacion antidrogë në Shkodër, arrestohet 41-vjeçari me rreth 10 kg kanabis

01/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.