Një shpërthim me lëndë shpërthyese ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pogradecit. Policia njofton se në orën 07.00, në Volorekë, në një varkë në anë të rrugës, pronë e shtetasit R. K., është vendosur lëndë shpërthyese.
Nga të dhënat e para rezulton se si pasojë e shpërthimit, ka vetëm dëme materiale, ku është dëmtuar varka e peshkimit.
Në vendngjarje pritet që ekspertët të kryejnë veprimet proceduriale për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...