Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DRENICA QELIA/ Kur kreu i qeverisë “kazan hashashi”, akuzon median si “kazan”

10/01/2018
DRENICA QELIA/ Kur kreu i qeverisë “kazan hashashi”, akuzon median si “kazan”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Asnjëherë në historinë e pluralizmit shqiptar nuk ka ndodhur që një kryeministër të jetë kaq armik dhe imponues ndaj medias së lirë se sa Edi Rama. Një njeri i ardhur në politikë nga kulisat e Byrosë Politike të diktaturës komuniste dhe nëpërmjet medias së lindur e të sponsorizuar nga kjo byro të proklamohej nga këto media si ‘lider’ fuqiplotë e ka zgjedhur këtë strategji edhe për të qenë prezent gjithmonë në aktualitetin mediatik, por edhe si një mjet të pastër kërcënimi ndaj fjalës dhe njerëzve të lirë.

Akuza të ashpra për media “kazan” kur kazani i tij qeveritar i mbushur me hashash vjen erë e po qelb gjithë Evrupën. Një qeveri e akuzuar dhe e korruptuar deri në palcë, por që sipas kryeministrit për këtë e kanë ‘fajin’ mediat dhe gazetarët. Megjithëse një pjesë të madhe të drejtuesve të mediave i ka kthyer në shërbim të tijin akoma ai mendon se, duke i mbajtur nën presion jo vetëm pronarët, tender mbledhës, por edhe gazetarët e terrenit të mund të bëjë të plotë dhe funksionale linjën e presionit, duke mos i lënë të vetëm pronarët në luftën e tyre me gazetarët e pabindur, por t’i mbështesë hapur ata. U jep në këtë mënyrë një ndihmë jo të vogël për të mposhtur edhe ndonjë rebel të heshtur nga terreni. Me dhjetëra herë kreu i qeverisë ka sulmuar mediat, duke cenuar rëndë kështu njërën nga liritë themelore të bashkëpunimit të mendimit të lirë e pluralist dhe ndërgjegjes liberale të qytetarëve.

Kazani mediatik, e përdor ai shpesh shprehjen e tij sikur të ishte ndonjë bahçevan që po del në cepin e oborrit për të zierë raki e aty ka vënë kazanin e pret vetëm të provojë prodhimin e tij që del nga ai tubi i stërgjatë. Aty është ai kazanxhiu që e mban ndezur e me gradë të lartë, forma më e mirë është zjarri, presionin e hapur publik ndaj medias dhe ballë për ballë saj si një “trim” kundër kësaj lirie universale qëndron në këmbë me propagandën e sprovuar e stërvitur nga “Byroja”.

“Media kazan” thotë kreu i qeverisë, duke i shpallur një luftë të hapur inatit qytetar që pasqyrohet nga mediat dhe duke u përgatitur të përballet së shpejti edhe me revoltën e tyre që do ta ja zënë në grykë edhe kazanin edhe kapakun.

Liria nuk mund të kërcënohet në këtë mënyrë. Por edhe reagimi rrogëtarëve gazetarë të terrenit është larg të qenit të plotë. Asnjë prej tyre nuk ju përgjigj ashtu siç e meritonte, një banditi politik. Vetëm me të qeshura ironike nuk mund të mposhtet inati dhe vreri i tij për median dhe lirinë. Prandaj organizatat që mbrojnë gazetarët, por që janë të kapura në kreun aktual të qeverisë duhet të reagojnë. Po a reagojnë dot, sepse këta njerëz janë bërë tashmë pjesë e kazanit qeveritar që po ndot Evropën. Kjo është pyetja që nuk merr përgjigje. Mediat përveçse të kërcënuara nga pushteti ekzekutiv janë edhe të pambrojtura nga ata, të cilët i kanë zgjedhur për t’i përfaqësuar dhe mbrojtur. As edhe një deklaratë nuk kanë nxjerrë në mbrojtje të gazetarëve dhe kundër sjelljes së kreut të qeverisë që me arrogancën e një bllokmeni fyen pa limit njerëzit e medias dhe dhunon lirinë e tyre.

Vetëm kreu i opozitës Basha dhe ish-kryeministri Berisha kanë reaguar hapur kundër sjelljes së Ramës. Për Bashën, fjalimet e Ramës kundër gazetarëve janë fjalime kriminale. Me fjalime të tilla, ai është duke nxitur përditë urrejtjen dhe dhunën ndaj gazetarëve. Gazetarët janë ndër njerëzit më të rrezikuar në botë, shënjestër e shpeshtë e krimit dhe e politikanëve të korruptuar, është shprehur kryetar i PD dhe klima që krijon Edi Rama inkurajon pikërisht kriminelët që të sulmojnë gazetarët që raportojnë dhe hetojnë krimin dhe korrupsionin.

Ndërsa ish-kryeministri Berisha në një shënim të tijin shkruan, duke ju referuar qëndrimeve të Ramës, se “Noriega përshëndet gazetarët me fyerjen më poshtëruese”! Edvin Kristaq Rama fyen dhe poshtëron gazetarët shqiptarë më shumë se sa askush tjetër në histori në botë, shkruan Berisha, duke dalë kështu në mbrojtje të medias dhe të lirisë së shprehjes së cenuar brutalisht nga qëndrimet edhe deklarimet e hapura të kreut të qeverisë. Ish-kryeministri Berisha, në shënimin e tij të pak ditëve më parë, u bën thirrje gazetarëve të vendit të reagojnë me guximin dhe dinjitetin e njeriut të lirë ndaj kryehorrit të vendit që përdor ndaj tyre fyerjen e të gjitha fyerjeve.

Kjo është situata e shtypit në Shqipëri. Kemi një qeveri që përflitet në të gjithë botën për trafik droge, korrupsion dhe nxitje të largimit të qytetarëve nga vendi, statistikat e fundit që vijnë nga Franca tregojnë për një ikje nga ‘lufta’ e shqiptarëve, pasi i kalojnë edhe Sirinë e Afganistanin. Këtu kemi një kryetar qeverie që u turret mediave me ‘kazan’ vetëm e vetëm që të bindë shqiptarët të harrojnë të këqijat e mëdha që po i bën vendit. Presioni ndaj mediave do të shpërthejë një ditë bashkë me revoltën qytetare e do ta marrë me vete atë dhe kazanin e tij që po ndot me hashash gjithë botën.

Tags: Drenica QeliaEdi Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i përdorur kundër protestuesve lë një shije metalike në gojë, prokuroria të hetojë dhe policia të publikojë përmbajtjen

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.