THE WEEK/Libri që do i thoshte të gjitha, por që nuk na...

THE WEEK/Libri që do i thoshte të gjitha, por që nuk na tha asgjë

126
0
Shares

Nga Matthew Walther

Nuk është hera e parë në jetën time, që ndjehem rehat të jap një verdikt negativ për një libër, të cilin nuk e kam lexuar kurrë dhe as kam ndërmend ta lexoj.

“Zjarr dhe tërbim: brenda Shtëpisë së Bardhë të Trumpit”, është shembulli më i fundit i atij që dua ta mendoj si “libri tipik i Uashingtonit”, një vëllim që ekziston jo për t’u lexuar në kuptimin tradicional, por të ngacmohet, të citohet, të ketë postime në Tuiter, të mikroanalizohet, të porositet që më herët, dhe më pas, të mbledhë pluhur në raftet e Ikeas në apartamentet e Uashingtonit, si dhe të zërë vend në koshat e librave me çmime të ulura, jashtë dyerve të librarive.

Për të shprehur përmbys thënien e Tolstoit, edhe një libër gjysmë i mirë është i lexueshëm në mënyrën e vet, por librat e Uashingtonit janë të gjithë njësoj. Ashtu si paraardhësit e tij – “Ndryshimi i lojës” i John Heilemann dhe Mark Halperin, “Ky qytet” i Mark Leibovich, apo tre jo-kujtimet e fundit të Hillary Clintonit – “Zjarr dhe tërbim” është një prozë e supozuar, që megjithatë lexohet si një roman i shkruar shumë keq. Ashtu si rrëfimtarët e Trollipe, autorët ia dalin të jenë njëkohësisht të gjithëdijshëm dhe pothuaj të afërt, në varësi të asaj që është e nevojshme për të arritur efektin e tyre të dëshiruar. Të gjithë në libër janë të ftohtë dhe të zgjuar dhe flasin si një personazh gjenerik i David Mamet, edhe presidenti, që supozohet të jetë një idiot.

Mund ta imagjinonin se si u duket ky libër, lexuesve me eksperiencë. Wolff pret prej nesh, mes të tjerave, që të besojmë se Presidenti Trump nuk e di se kush është John Boehner, pavarësisht se, përveç të tjerave, ka shkruajtur në Tuiter për të plot 30 herë (madje duke e tallur që ka qarë në televizion) dhe ka luajtur golf me të. Pse? Sepse i ndjeri Roger Ailes, i cili nuk është në gjendje të vërtetojë këtë apo anektoda të tjera që i vihen në gojë, i ka thënë dikujt – ndoshta autorit, ndoshta dikujt që i tha autorit, apo dikujt, i cili i tha dikujt, që i tha autorit – se ai nuk e njeh.

Më tej, informohemi se Sam Nunberg, një ish ndihmës i fushatës së Trumpit që u pushua nga puna dy vjet më parë, pasi dolën disa postime të tij raciste në Facebook, dhe i cili gjithashtu u padit në janarin e vitit që kaloi se kish shkelur një marrëveshje fshehtësie, e kishte shumë të vështirë t’i mësonte kandidatit të atëhershëm Kushtetutën. Me sa duket Nunberg, i cili ka pranuar tashmë se ka sajuar histori për shefin e tij për t’u konsumuar nga gazetarë që e besonin, kujton me saktësi se çfarë është thënë dhe kur.

Eshtë gjithashtu shumë e volitshme që Stephen Bannon, që me sa duket nuk është hiç i zemëruar me SHtëpinë e Bardhë që e dëboi dhe nuk është aspak i fiksuar pas imazhit të tij si një makiavelist nihilist dhe mjeshtër i marifeteve të ndyra, del ekzaktësisht i tillë në secilën faqe të pjesës së librët që botoi Nju Jork Magazine. Kur njerëzit e famshëm janë fiks si personi i tyre publik në 100 përqind të kohës, atëherë e di se po lexon gazetari të mirë.

Wolff ka edhe disa të shtëna kuturu në libër. “Unë mund të martohet me ty! Unë jam një Ministër Unitarian në INternet”, tha papritur Kushner, që përndryshe është një hebre ortodoks”. Sigurimi i një kualifikimi për të qenë pjesë e martesave civile, teknikisht si anëtar i grupeve Protestante, është një gjë shumë e kollajtë. Një ish koleg i imi u martua nga një mik i yni, që ishte gjithashtu hebre, i cili mori një prej këtyre copave të letrës në internet. Nuk kam dyshuar asnjëherë që ai ishte penduar për mitzvahun e tij.

Unë nuk jam i vetmi njeri që vërej se një pjesë e raportimit të Wolff është shumë i bukur për të qenë i vërtetë. Siç ka shkruar autori i profilit të këtij shkrimtari thashethemesh, “skenat në kolonat e tij më shumë krijohen se sa rikrijohen – burojnë nga imagjinata e Wolff, më shumë se sa nga njohuritë faktike të ngjarjeve”.

Unë nuk kam asnjë dyshim që Wolff ka kaluar një numër të madh orësh, ulur në kolltukë në qoshe të fshehta të “1600 Pennsylvania Avenue”, duke folur në telefon me Bannon dhe Ailes, dhe konsumuar pije alkoolike në prani të shumë prej figurave që përmenden në faqet e tij, apo me njerëz që pretendojnë, disa me të vërtetë, që të kenë dëgjuar apo t’u jenë përcjellë detajet e rrëfimeve që ai tregon.

Por të shkruash 300 faqe skena bazuar në gjithë këto, është praktikisht ekuivalenti gazetaresk i lejimit të dikujt tjetër që të shkruajë një biografi për mikun tuaj më të mirë, bazuar në historitë që ju i keni thënë atij, kur ishit të dy të dehur në kolegj, dhe ju po përpiqeshit ta ndihmonit që t’i bënte përshtypje të mirë një vajze në lokal. Do të ishte e lezetshme po të ndodhte kështu, por askush nuk do e besonte, aq më pak ajo vajza e gjorë që e kaloi natën duke bërë sikur ju dhe miku juaj nuk ekzistonit.

Gjë që na sjell tek problemi real me këtë libër dhe të gjithë librat e Uashingtonit: që pavarësisht gjithë premtimeve për sinqeritet, ata nuk na thonë kurrë asgjë, përveç atyre gjërave për të cilat ishim të bindur kohë më parë. Kjo ndihmon për të shpjeguar joshjen e çuditshme prej tyre, mes një serie të caktuar konsumatorësh – “lexues” nuk do ishte termi gjithëpërfshirës – por ai duhet që gjithashtu të na bëjë, t’i drejtojmë vetes sonë disa pyetje të vështira në lidhje me vlerën e tyre, në mos vërtetësinë e tyre.

Presidenti Trump është një narcisist vulgar, me flokë të shëmtuar, i rrethuar nga kllounë. Administrata e tij hiqet zvarrë. Bannon urren shumë njerëz. Imagjinojeni këtë.

Nëse doni të më dëgjoni mua, shpenzojini më mirë 30 dollarët në një bar, siç mendohet se ka bërë autori i librit. / Burimi: The Week – Bota.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY