PËRPLASJA/ Arta Marku nuk ndalet – Refuzoi dorëheqjen, shkarkohet Prokurori i Durrësit

PËRPLASJA/ Arta Marku nuk ndalet – Refuzoi dorëheqjen, shkarkohet Prokurori i Durrësit

309
0
Shares

Kryeprokurorja e përkohshme nuk ndalet. Sot, Arta Marku i ka kërkuar dorëheqjen kreut të Prokurorisë së Durrësit, Agron Gjanaj. Në një takim midis tyre, mësohet se Gjanaj ka refuzuar dorëheqjen nën argumentin “nuk dorëhiqem, s’jam i komanduar jam i emëruar”.

Por, kjo nuk e ka penguar kryeprokuroren Marku, që në përfundim të takimit, ta shkarkojë atë, nga ky funksion.

 

Njoftimi i Prokurorisë së Përgjithshme

Në vijim të procesit për riorganizimin dhe rritjes së performancës të organit të akuzës, Prokurori i Përgjithshëm, znj. Arta Marku nënshkroi ndryshimet si më poshtë:

Duke filluar nga dita e sotme, datë 09. 01. 2018,

–              Z. Agron Gjana, Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, largohet nga kjo detyrë dhe caktohet në pozicion të përkohshëm si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë.

–              Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, caktohet zj. Donika Prela, aktualisht prokurore pranë kësaj prokurorie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY